Arrestohet sekretarja e Manastirliut, ministres nuk i hyn gjemb në këmbë

0

Prokuroria e Posaçme ka arrestuar pasditen e kësaj të premte sekretaren e përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë. Në pranga ka rënë Joana Duro, e cila akuzohet për korrupsion. Zyrtarja sipas të dhënave nga SPAK është kapur në flagrancë duke marrë para. Po ashtu në pranga është vënë edhe Laura Shteto, specialiste e platformës online “Bashkëqeverisja”.

Dy zyrtaret akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit me 4 milionë lekë teksa nën hetim është edhe abuzimi me një tender me vlerë 2 milionë euro, por ende nuk ka verifikim SPAK. Padyshim që arrestimi i zyrtarëve të korruptuar është një lajm i mirë nga drejtësia, e cila duket se funskionon me standard të dyfishtë.

Paradite lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm, me një mijë e një akuza për shpërdorim detyre në favorizim të grupeve kriminale. Edhe në këtë rast, jashtë hetimeve është lënë ministrja e linjës, Ogerta Manastirliu, e cila është përgjegjëse për çdo tender, dokument e shkresë në institucionin e drejtuar nga ajo.

Mirëpo drejtësia duket se ka alergji nga hetimi për politikanët e lartë, ata të cilët orkestrojnë çdo formë abuzimi dhe vjedhje të parave të shqiptarëve. Edhe ato pak raste të hetimit dhe arrestimit të ministrave apo deputetëve, ka pasur zvarritje të gjyqeve dhe çështjeve, deri në lirimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu