“Unë konsideroj që ky është fundi i pandëshkueshmërisë dhe gjithashtu fundi i paprekshmërisë të njerëzve të pushtetit. Realisht edhe marrëdhënia klienteliste mes gjykatave dhe klientëve gjithashtu është fundit. Në Shqipëri të gjithë kryetarët e bashkive mund t’i gjesh me një akuzë të tillë shpërdorim detyre si e Vangjush Dakos”, tha Haxhiu.
Kujtojmë se Vangjush Dako u arrestua këtë të martë për shpërdorim detyre me akuzë të SPAK.






