Arlind Gjokutaj merret zyrtarisht i pandehur

0

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Tiranës.

Ai akuzohet se bashkë me Fatmir Hoxhajn dhe Alban Rulin i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.

Fatmir Hoxhaj mbante postin e drejtorit juridik në Ministrinë e Financave, ndërsa Alban Ruli ishte përmbarues. Ata dyshohet se janë përfshirë në një skemë abuzimi që dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln eurosh.

Ata akuzohen se kanë firmosur dokumentet që kjo shumë t’i kalonte Ilir Thanës, në cilësinë e një ish pronari ndërkohë që ai nuk e kishte një status të tillë.

Ilir Thana kishte marrë fillimisht një shumë prej 400 mijë eurosh ndërkohë që pjesa tjetër pritej t’i transferohej në muajt në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu