Sali Berisha deklaroi në një konferencë për shtyp me gazetarët se “farsa elektorale” e zgjedhjeve kishte si “një nga tiparet më kardinalë rolin përcaktues të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale”.
“Është bërë i njohur, i famshëm, përfaqësuesi i kartelit Troplini”, tha Berisha.
Ai akuzoi Arkend Ballën, kandidatin e PS-së në Durrës, se është përfaqësues i krimit dhe është parashikuar të bëhet ministër i Brendshëm.
“Përfaqësuesi i saj është Arkend Balla, i parashikuar si ministër i Brendshëm, njeriu që mori 5 mijë e 200 vota më shumë se Edi Rama në Qarkun e Durrësit është i lidhur shpirt dhe xhep me këtë kartel”, tha Berisha.
Ai paralajmëroi se do paraqiten edhe dokumente të tjera që faktojnë se si “Edi Rama dhe industria e blerjes së votës dhe makineria e frikësimit të qytetarët degradoi procesin zgjedhor”