Arkaizmi i Berishës

0
Shkruan Zef Ndreka
Pasi arriti të ndërtojë një kalà me copa të vjetëruara ledhash, me plot 50 deputetë që i ka të futur në bidonin e vet dhe një grup ndjekëshis të tij, Berisha thellë thellë ndihet i qetë, por misioni i tij deri në vdekje natyrale, e pengon të sillet vetëm një herë të vetme si demokrat, të pranoje humbjen e madhe dhe të lërë në punë të vet PD-në.
Berisha në fakt është i fituar, jashtë çdo parashikimi kur jo vetëm nuk duhej të ishte deputet, por duhej të kishte përballje pa imunitet me drejtësinë, për të gjitha bëmat që i ka bërë Shqipërisë dhe kombit Shqiptarë.
PD-ja dhe disa demokratë ndodhën në situatën më të vështirë të ekzistencës së tyre. Pjesa më e madhe e mbështetësve të PD-së, kanë pirë ujë të helmuar në burimin e demokracisë.
Ato janë në siklet.
Dilema e tyre mbetët:
të vazhdojnë të mbështesin Berishën, apo ta braktisin masivisht atë.
Gjithsesi, punë e tyre!
Edhe pse thellë-thellë, iu vjen shumë turp që janë duke protestuar për paaftësinë e tyre në konceptimin dhe bërjen e politikës.
Edhe pse iu vjen shumë turp që vazhdojnë dhe adhurojnë arkaikun Berisha.
Edhe pse vazhdojnë të ndjekin një plak.
PD-ja është kthyer një një parti qesharake, e pa aftë për të qënë alternativë reale.
Edhe pse besojnë ende verbërisht në idiotësitë egoiste, ku Berisha, fatkeqësisht ka shpërdarë farën e tij, duke prodhuar disa embrionë berishist të vegjel si Noka, Paloka, Vokshi, Kërriçi, Topalli etj.
Tani Shqipëria, përjeton mungesën e opozitës së vertetë.
Sa më parë të pranohet humbja madhështore dhe të merret përgjegjesi për këtë humbje, më mirë do të jetë për vendin, për partitë politike, për opozitën, për vendin dhe gjithë kombin.
Arkaizmi i Berishës ka mbledhur një tufë injorantësh dhe fodullësh që nuk përfaqësojnë interesat e demokratëve dhe vendit, ndaj duhen larguar për të mos mbajtur peng më asnjë minutë opozitën.
Shqipëria po futët në BE dhe ferrat arkaike nuk do mund ta pengojnë. Mjaft më!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu