Argumenti i inceneratorëve si “dhëmballa e Majkos”

0

Shkruan Ola Xama

Prej disa ditësh është ngritur një debat i madh në lidhje me një kullë që do të pushtojë atë pak horizont ku mund të dalloje qiellin dhe të kuptoje se nuk ishte në ndonjë realitet virtual por në qendrën e një qyteti europian.

Rrethimi për të hapur gropën e vjetër të “Hajdin Sejdisë” filloi për ironi të fatit disa ditë pasi Tirana kishte kaluar temperatura mbi 40 gradë Celsius, ku edhe më modernët apo kulledashësit e kuptuan mungesen e hijeve dhe bimëve.

Debati kryesor që po zhvillohet për ndërtimin e kullës 65 kate ka ndarë qytetarët në 3 grupe: ata që e mbështetin kullën dhe kanë dhënë lejen, ata duan që parku të qëndrojë lulishte dhe akuzojnë opozitën të kapur nga investitori dhe opozita që nuk reagoi sepse thotë se ka frikë shpërqëndrimin e vëmendjes nga ccështja e inceneratorëve.

Le t’i marrim gjërat me radhë. A ka mundësi që parku në sheshin e TOKB të mbetet lulishte? Mundësia ligjore ka qënë dhe është si përpara dhënies së lejes edhe sot. Në ccdo rast, për interes publik qeveria mund të shpronësojë pronarët. Analogjitë janë të pafundme jo vetëm me shpronësimet e pronarëve por dhe familjeve me fëmijë që kanë mbetur në rrugë. Në disa raste qëllimet kanë qënë dhe në mbrojtje të interesave privatë, ndaj dhurimi i një sipërfaqe të gjelbër kryeqytetasve nuk ka në vetvete asnjë mëkat. Pra, po të ketë vullnet shpronësimi bëhet.

Sa e mundur është nga ana financiare që toka të lihet lulishte? Fatura financiare nuk do të kalonte vlerën 10 milion euro nëse shpronësimi do të bëhej për tokën (madje me vlerë tregu) përpara se të jepej leja. Me ccmimin e hartës së tokës nuk do të kalonte vlerën 4 milion euro. Personalisht mendoj se nga pikëpamja e interesit publik ia vlen të shpenzohen këto para. Do të ketë një lulishte për të moshuar, fëmijë e të rinj që mund të kthehet dhe në një hapësirë multifunksionale për të nxitur modelet e bizneseve të vogla të familjeve artizanale që shesin aty apo dhe zhvillimin e eventeve kulturore.

Fitim të munguar investitori nuk do të mund të kërkonte nëse leja e re nuk do të jepej, kjo për arsyen e thjeshtë sepse leja e parë e gropës së “Hajdin Sejdisë” nuk është respektuar dhe pala private ka qenë në shkelje. Po ashtu, përpara se privati të kërkojë të drejtën në gjykatë ndërkombëtare, duhet të kalojë njëherë hallkat e gjyqësorit në vend sepse nuk ka marrëveshje paraprake ku bihet dakord që ankimimi të bëhet në një juridiksion tjetër.

Çështja mund të zgjidhej dhe me marrëveshje me pronarët duke i dhënë vlerë tregu, por kjo as nuk është tentuar sepse modeli i zhvillimit të atyre që na qeverisin është për të ndërtuar kulla. Dhe këtu përgjegjësinë e ka kryeministri si kryetar i KKT dhe Bashkia Tiranë që ka zbadhur lejen.

Tani pjesa tjetër që kërkon përgjigje ka të bëjë se ccfarë faji ka në këtë mes opozita? Lajmet që po qarkullojnë me akuza për lidhje interesash financiarë mes familjarëve të kryetarit të PD të Rithemelimit pa ndonjë dokument që e vërteton këtë lidhje nuk janë të besueshme. Personalisht një shkrim të tillë pa asnjë fakt e provë nuk do ta publikoja. Opozita këtu është në të drejtën e saj të kërkojë “barrën e provës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu