Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
“Jam thirrur për çështjen 193/2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë”, tha Malltezi.
Ajo u paraqit e vetme në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe pas komunikimit me gazetarët u fut brenda ambienteve të SPAK.
Më 19 tetor, ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, njëherazi edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa ka kërkuar nga SPAK që të hetojnë deklaratat e Argita Berishës e cila e akuzon gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS.
Gjyqtarja Gjoka kërkoi hetime të thelluara nga SPAK për këto akuza publike që Argita Malltezi ka bërë ndaj saj.
Gjatë një konference për shtyp në datën 23 shtator 2024, Argita Malltezi deklaroi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat”. Sipas Argitës, gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro që rë mos e fuste në grup të strukturuar kriminal.