Arben Ahmetaj në Londër, shfaqet në një zyrë avokatie për procedurën e azilit politik

0

Pas 10 ditësh kleçka, zvarritje, pretekste nga mazhoranca për heqjen e mandatit për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, nga dita e djeshme ish-nr.2 i qeverisë “Rama 3” është zyrtarisht në kërkim nga Policia e Shtetit. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Shkalla e Parë e GJKKO) firmosi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që të prangoset për masën “arrest me burg” ish-njëri prej politikanëve më të pushtetshëm në 10 vitet e fundit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në ekranin e Vizion Plus, analisti Sidi Hasanaj, dëshmoi se Ahmetaj aktualisht ndodhet në Londër dhe ka kontaktuar me një zyrë avokatie për të ndërtuar infrastrukturën për të marrë azil politik. Gjasat që kjo të ndodhë sipas analistit janë pothuajse zero, vetëm në rast se Ahmetaj shpall armiqësi me kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij.

“Nga burime brenda Partisë Demokratike, teks studioja avokatore në Londër ‘Oliver &Hasani Solicitors’ ka qenë z.Arben Ahmetaj i shoqëruar me një mikun e tij dhe u ka kërkuar avokatëve të studios, të cilat njëri është shqiptar dhe njëri anglez, dhe me sa kam investiguar kanë lidhje me Partinë Konservatore dhe me figura të ndryshme të konservatorëve në Angli, kanë kërkuar për të sunduar terrenin dhe infrastrukturën ligjore, në qoftë se ai mund të marrë azil politik. Kam kontaktuar edhe vetë me një nga avokatët e kësja studioje i cili ma ka konfirmuar. Dhe me sa më komunikoi dhe sa më tha është se mundësia e z.Ahmetaj të marrë azil politik në Londër është pothuajse zero. Dhe për mua kjo është shpresëdhënëse, sepse ka një mundësi. Duhet të shpallet armik me z.Rama dhe me kryeministrin e vendit dhe qeverinë. Duhet të jetë në arrati për shkak të persekucionit qeveritar. Në qoftë se z.Ahmetaj po luan çdo gurë që ka në dorë për t’ju shmangur drejtësisë, kemi shpresë që mund të bëhet dhe i penduar, si mundësi e fundit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu