Arben Ahmetaj kërkon heqjen e sekuestros ndaj pasurive të tij

0

Arben Ahmetaj, deputet i PS dhe ish-zv.Kryeministër, ka kërkuar heqjen e sekuestros ndaj pasurive që i janë bllokuar nga GJKKO me urdhër të SPAK.

Ahmetaj kërkon zhbllokimin e 4 apartamenteve dhe dy llogarive bankare.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme, SPAK njofton se ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror.

Sekuestro preventive është vendosur mbi 6 pasuri nga të cilat 4 apartamente  në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 llogari bankare të po këtij shtetasi, në shumën 124 300 Euro.

Ndaj Ahmetaj ka një urdhër arresti ndërkombëtarë me masë shtrenguese “arrest ne burg” për veprat penale, shpërdorim detyre,pastrim parash dhe fshehje pasurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu