Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbardhuar axhendën e Antony Blinken në Tiranë.
Blinken pritet të mbërrijë në Rinas rreth orës 11:00, ku do të pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.
Më pas Blinken do të takojë punonjësit e ambasadës amerikane dhe afganët e strehuar në Shqipëri.
Më tej Blinken do të pritet nga Presidenti Bajram Begaj, e më pas në 15:35 Blinken do marrë pjesë në një aktivitet me të rinj.
Vizita përmbyllet me takimin me Ramën, nënshkrimin e dy marrëveshjeve dhe më pas konferenca për shtyp me kryeministrin.
Axhenda
Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Ora 14:15 Blinken takohet me afganët e strehuar në Shqipëri
Ora 15:05 Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj
Ora 15:35 Blinken mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri”
Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.
Ora 5:55 Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin Kundër Manipulimit ë informacionit të Shtetit të Huaj
Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi