Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Izrael për takime me zyrtarë të lartë qeverisë për të bërë presion për një “pauzë humanitare” ndërsa presioni ndërkombëtar dhe i brendshëm amerikan rritet për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza .
Blinken pritet të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të lartë në kabinetin e luftës izraelite. Në ato takime, Blinken do të përqendrohet në nxitjen e Izraelit drejt një “pauze humanitare”.
Bisedat nuk priten të jenë të lehta. Netanyahu të hënën kundërshtoi sërish idenë e një armëpushimi, duke thënë se ofensiva do të vazhdojë derisa të vritet lidershipi i Hamasit.
Gjatë gjithë rrjedhës së konfliktit, është dashur presion intensiv dhe i vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për t’i bërë zyrtarët izraelitë të ndryshojnë qëndrimet e tyre për gjëra të tilla si lejimi i ndihmës në Gaza.