Sot ishte një ditë e veçantë në përkujtimorën e revoltës të dënuarve politik në burgut famëkeq të Spaçit në Mirditë.
Nisja që në mëngjes herët me mikun tim demokratin Gjelosh Progni dhe me Kryetarën e Shoqatës antikomuniste znj.Ardjanda Veliu.
Rrugën e përshkruam shpejt dhe pa trafik. Nuk kishe si të shpëtoje nga bisedat politike gjatë gjithë rrugës. Plot detaje të vizitave në burgut e Spaçit e të Qaf-Barit na tregonte kryetarja. Në kujtesën e saj kishin mbetur të gjalla vizitat që në moshën 10 vjeçare në atë gropë të madhe mes malësh…
Kur ju afruam burgut të Spaçit, ende pa arritur, në makinë dëgjova një shpërthimit të qarash. E lashë zonjën të shfryheshe, të çlirohej nga ankthi i kujtesës mbi 50 vjeçare.
Gjetëm plot makina, me mijra njerëz si rrallë herë. Ishte edhe Presidenti i vëndit, gjithë përfaqësuesit e klerit në Shqipëri.
Moti ishte i verejtur dhe disa pika shiu rënë si për të kujtuar lotët e derdhura, por kësaj here edhe nga natyra…
Revolta tre ditore e vitit 1973, e kishte tronditur shtetin. Aty janë artikuluar qartë dhe prerë tezat politike të demokracisë.
Improvizimet nuk munguan.
Një ekspozite me piktura dhe një film nuk munguan në mjediset e burgut por që sot ishte kthyer në një galeri figurative dhe në kinema.
Përveç skenarit të bukur të drejtuar nga dy vajza dhe Imzot Gjergj Metaj, nuk munguan edhe revolta të dala nga shpirti i fëmijëve të të dënuarve politik në atë burg.
Rasti i mikes Dolores Ernest Kraja, ishte shpërthimi i nevojshëm që do i mungonte atij evenimenti kulturor.
Burgu i Spaçit ende nuk ruhet, ende nuk është shpallur apo të trajtohet si muze. Ende nuk është i njohur nëpër librat e nxënësve për mizoritë e komunizmit.
Pastaj, një drekë e përbashkët në mjediset e një lokali në buzë të liqenit pranë fshatin Kaçinar.
Kthimit për Tiranë, na u shtua edhe Feruz Pulaj i shoqatës, që na e bëri udhëtimin më të lehtë me batutat e tij…