Amerika nuk e uroi Ramën pasi vodhi votat me kartelet e drogës/ Rasti i zgjedhjeve në Ekuador e provon këtë fakt

0

Para disa ditësh, një zyrtar i lartë amerikan zbarkoi në Tiranë me një mesazh.

Ndryshe nga sa ndodhte gjatë administratës së kaluar amerikane, kur çdo zyrtar dhe diplomat, i madh apo i vogël, kalonte i buzëqeshur nga zyra e Ramës, këtë herë zyrtari i administratës Trump u mjaftua me përcjelljen e një mesazhi të fortë.
Ai bëri të ditur se Prokurorja e Përgjithshme e SHBA ka lëshuar një urdhër ku kërkon luftimin e karteleve të drogës, të shpallura nga Uashingtoni si organizata terroriste.

Disa ditë më vonë, Ambasada e SHBA publikoi një mesazh të shkurtër me një fjali, ku uronte popullin shqiptar për zgjedhjet e 11 Majit. Ishte hera e parë kur urohej juria dhejo fituesi.

Edhe pse mediat e Edi Ramës u tërbuan me gëzim se ky ishte një certifikim i zgjedhjeve, në fakt ai ishte shembulli konkret se SHBA nuk i njeh ato, aq më keq, nuk njeh fituesin e tyre.

Kemi rastet e vendeve të tjera të ngjashme me profilin e Shqipërisë, të cilat kanë zhvilluar zgjedhje dhe kanë marrë urime direkte jo nga ambasada, por nga Departamenti i Shtetit dhe vetë sekretari Marko Rubio.

Këto urime kanë mbërritur brenda 3-4 ditësh nga zhvillimi i zgjedhjeve.

Kurse në Shqipëri, një mesazh i shkurtër diplomatik, si një ‘shuplakë’ e fortë për Edi Ramën, mbërriti plot 16 ditë pas zgjedhjeve.

Por jo vetëm kaq, mungesa e urimit për Edi Ramën duket se lidhet direkt me përdorimin e karteleve të drogës për të blerë votat.

Një gjë të tillë e fakton rasti i Ekuadorit, i njohur gjerësisht si një narko-shtet që po lufton kundër karteleve shqiptare dhe meksikane të drogës.

Më 13 prill në këtë vend u mbajtën zgjedhjet dhe tre ditë më vonë, Sekretari i Shtetit, Marko Rubio, uroi fituesin, presidentin Daniel Noboa.

Rubio zhvilloi një telefonatë me Noboa-n, që ishte rizgjedhur në këtë detyrë pasi kishte premtuar se do luftonte kartelet e drogës.

Angazhimi i tij për të luftuar krimin e organizuar solli edhe reagimin e SHBA. Pavarësisht se vendi është në mesin e një lufte të ashpër me kartelet e drogës, aty u zhvilluan zgjedhje, të cilat nga Rubio cilëson si të lira dhe të ndershme.

Aq më tepër, Noboa as nuk e ka menduar ndonjëherë që të përdorë kartelet për të devijuar vullnetin e votuesve, siç bëri Edi Rama në mënyrë të dukshme me kartelet e drogës në qarqet kryesore të vendit.

Ja çfarë thuhet në njoftimin e DASH për këtë telefonatë:

“Sot, Sekretari i Shtetit Marco Rubio foli me Presidentin e Ekuadorit, Daniel Noboa, për ta përgëzuar për rizgjedhjen dhe për të diskutuar përshpejtimin e partneritetit tonë për të avancuar sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe prioritetet e përbashkëta. Sekretari vlerësoi popullin ekuadorian për një proces zgjedhor të lirë dhe të drejtë, të zhvilluar në mënyrë transparente, demokratike dhe paqësore. Ai theksoi angazhimin e përbashkët për mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve duke luftuar narko-terroristët, organizatat kriminale transnacionale, emigracionin e paligjshëm, drogat dhe ndikimin e huaj dashakeq në hemisferën tonë. Gjithashtu diskutuan për rritjen ekonomike në të dy vendet dhe strategjitë për të adresuar sfida rajonale si situata në Haiti dhe Venezuelë”.

Më qartë se kaq nuk ka folur ndonjëherë Uashingtoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu