Amerika “kalon” nga Korça, të gjjthë e mbushin këtu llotarinë

0

Prej disa ditësh është hapur programi i aplikimeve online për Lotarinë Amerikane. Tashmë dihet ashtu si korçarët kanë qenë të hershëm në tokën e premtuar edhe aplikimet më të mëdha bëhen nga ky qytet. Këtu përfshihen jovetëm korçarët por edhe nga qytetarë të qyteteve të tjera të vendit. Nëse do pyesësh dikë se ku do e mbushësh lotarinë, do të të thotë në Korçë.

Është e pamundur ti ndash në shifra se sa aplikime mbushen nga Korça, por janë me mijra edhe ata që e kanë një punë të mirë e mbushin lotarinë, sepse kush nuk e do një pasaportë amerikane.

Sipas të dhënave nga pikat që asistojnë qytetarët për mbushjen e lotarisë këtë vit nuk ka ndryshime, janë të njëjtat kërkesa me vitet e kaluara, e vetmja gjë që ju duhet është FAT andaj nëse nuk e ke hedhur ende lotarinë këtë fundjavë të ftojmë në Korçë, me atë rast bën 1 rrugë dhe 2 punë edhe shijom fundjavën edhe je 1 hap më pranë Amerikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu