Ambasadorja amenerikane memece, flet ajo e BE-së: Edi Ramës i kemi treguar “vijat e kuqe”

0

Skruan Veronikë Shkreli Pepushaj

Pasi plasën “ujrat” e zeza të korrupsionit galopant, ku edhe në Rrugën e Elbasanit ka vite që Edi Rama deklaron publikisht se jep vizat amerikane për ata që Partia Socialiste vëndos, ambasadorja Yuri Kim është bërë memece.. Shqqiptaret jane me dore ne zemer pse ajo nuk flet, por mirë që kemi BE-në që tek e fundit diçka thotë.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann ka folur lidhur me nismat e amnistisë fiskale dhe pasaportat e arta. Kur Edi Rama është fshehur si struci, kur edhe ky nuk është mirë me zerin, por belbëzon si hajduti i kapur ne kotec të pulave, është ambasadorja e BE-së që ndez pak sa shpresat e shqiptarëve.

Hohmann  ka treguar çfarë e shqetëson konkretisht BE-në dhe është treguar mjaft e ashpër me politikat e kryeministrit nën akuzë edhe nga FBI Edi Rama.

“Ne kemi sjellë disa ekspertë që janë shumë më të zotët se unë. Unë nuk jam eksperte finance, por ata kanë ardhur dhe kanë dhënë një numër të konsiderueshëm këshillash për qeverinë shqiptare për t’u përfshirë në hartimin e një legjislacion të ri. Një versioni të ri të tij. Kjo është ajo që po presim, një version i ri që të përfshijë këshillat e dhëna. Në këtë pikë nuk mund t’ju them ku janë “vijat e kuqe”, pasi nuk e njoh gjendjen aktuale të draft legjislacionit. Jemi në pritje të tij” – tha ambasadorja që më pas ra renditur edhe shqetësimet e Brukeslit për këtë çështje.

“Janë shumë çështje pasi është një legjislacion jashtëzakonisht i ndërlikuar dhe gjithëpërfshirës. Ju përmendët një prej tyre (pastrimin e parave), por është edhe çështja e ekstra-territorialitetit, çështja e zbatueshmërisë. Është një sfidë e madhe praktike, por edhe ligjore, por siç e thashë kemi ofruar këshilla dhe tani çështja është si do të hartohet një draft i ri i legjislacionit. Ekspertët do ta shohin përsëri dhe nuk është vetëm Komisioni Evropian, por edhe MoneyVal që do ta shohë dhe do të japë këshilla” – tha Hohmann.

Ambasadorja e BE-së ka qenë e prerë mekryeministrin  edhe për deklaratën e pak ditë më parë ku, Babloku kërkoi publikisht më shumë fonde investimesh nga BE.

“Nuk jam dakord me këtë. Shqipëria, në fakt, merr mesatarisht 100 milionë euro mbështetje në vit në formë grantesh apo projektesh. Shumë gjëra po ndodhin dhe çdo shqiptar mund ta shohë se BE ka vite që është këtu, janë ndërtuar rrugë, por mund ta shihni edhe në sektorin bujqësor, në rindërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, pra është në vazhdimësi.

Shqipëria po merr ato që mund të vërë në zbatim, se vërtet mund të merrni shumë, por çfarë mund të vihet në zbatim dhe të ndërtohet vërtet, të rindërtohet, të realizohet në vend. Ne po punojmë fort për të bërë sa më shumë këtu në Shqipëri”, – tha ndër të tjera ambasadorja e BE.

Pra, në këto ditë të zeza, ku Rama dhe Yuri Kim janë fshehur, ndoshta nga frika se nuk shihen nga as kush me sy të mirë, pa aluduar për korrupsion edhe nga ata, mirë që flet ambasadorja e BE-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu