Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier pas vizitës së Chollet: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë

0

Pas vizitës së Këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka shkruar se ishte i nderuar që zyrtari i lartë i SHBA-ve të pritej në Kosovë.

Ambasadori ka thënë se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është i fortë.

I kënaqur që e mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit në Kosovë dje. Partneriteti ynë me Kosovën është i fuqishëm. Gjatë qëndrimit këtu, këshilltari Chollet u angazhua me një varg udhëheqësish, përfaqësues qeveritarë e të shoqërisë civile dhe gazetarë”, shkruan Hovenier.

Kujtojmë se gjatë ditës së mërkurë, në Kosovë për një vizitë zyrtare qëndroi këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet.

Ky i fundit pati takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare, ata të stës serbe e shoqërisë civile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu