Ambasada amerikane fton shoqërinë civile për të diskutuar për Asociacionin

0

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të ftojë në diskutim anëtarët e shoqërisë civile në Kosovë.

Temë diskutimi do të jetë themelimi dhe statutit i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Burime të Kanal10, kanë bërë të ditur se në takim do të jenë të ftuar një numër i konsiderueshëm i shoqërisë civile.

Takimi është ftuar për në datën 31 janar, në ambientet e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Gjithnjë sipas burimeve, përafqesuesit e SHBA-së bë Prishtinë, janë të ineteresuar të dëgjojnë propozime nga aktivistë të shoqërisë civile në Kosovës, për atë se si do të duhej të dizajnohet Asociacioni.

Së fundi edhe këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes.

Chollet ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por ka theksuar se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë”.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin këtë dhe kjo nuk do të ishte diçka që do ta çonim përpara”, ka thënë Chollet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu