Një lajm i bujshëm ka pushtuar mediat.
Chris LaCivita, konsulenti amerikan që Berisha e ka në krah tashmë, dalë në një foto krah babait të Melania Trump (shkruajnë se ka dalë në foto në ditëlindjen e gruas së Trump, por duket qartë që ajo është foto nga fushata. Por kjo pak rëndësi ka).
Pastaj, ka dhe një tjetër lajm të bujshëm: Ambasada amerikane në Tiranë duket qartë se ka ndërruar drejtim dhe tani është me Berishën, meqë ka postuar 20 foto për ditëlindjen e Melania Trump, dhe në një ndër to, shfaqet pikërisht dhe LaCivita me babain e Melania-s.
Tani meqë kanë kapur gjithë Amerikën, Berisha duket se ka mbështetje nga Uashingtoni.
“Ambasada e ShBA në Tiranë flet me FOTO!!
Chris LaCivita në krahë të babait të Melani Trump për ditëlindjen e Zonjës së Parë të ShBA
Për të gjitha çfarë janë thënë dhe janë kërkuar nga ‘zërat’ në Tiranë, se ku është Ambasada Amerikane në këto zgjedhje?
Ja përgjigjia!
Chris LaCivita në postimin e Shtëpisë së Bardhë dhe ripostimin e Ambadës Amerikane në Tiranë!
11 maji po duket larg për Ramën!
Sali Berisha dhe PD më afër se kurrë me SHBA”, është lajmi më i bujshëm i këtyre ditëve.