Altin Dumani është aty për të prekur të paprekshmit

0

Gazetari Artan Hoxha komentoi zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK. Ai u shpreh se jo vetëm Dumani, por të tre prokurorët janë aty për të prekur “të paprekshmit”.

Sipas tij prokurori Dumani nuk u zgjodh në krye të këtij institucioni me këmbënguljen e SHBA, por se ai ka treguar se ka ambicie për të hetuar, si dhe ka mbështetjen e aleatëve. Për Hoxhën prezenca e ambasadores Yuri Kim, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ishte një mesazh i fortë.

“Ata janë aty për të prekur të paprekshmit. Të paprekshmit që janë në krye të pushtetit nuk duan që të preken. Këmbëngulja e ambasadës së SHBA, sepse Dumani nuk ishte një person që e pëlqente thjesht ambasadorja, por ai ka treguar se ka kurajo, së dyti ka mbështetjen e aleatëve, së treti u tentua që të pengohej për t’u zgjedhur dhe kjo tregon se nuk i detyrohej askujt.

Pritshmëria e Dumanit është e madhe, por ai vetëm nuk ia del dot, duhet të mbështetet nga SPAK. Premisat janë që steka e të paprekshmëve të ngrihen më lart, nuk mjaftohet me kaq sa është bërë deri tani. Nuk është normale ndërhyrja e ambasadores.

Efekti i prezencës së saj ishte një mesazh i fortë, me këtë rezultat sot kryeministri humbi. Unë uroj që ky prokuror të vazhdojë të demontrojë atë që ka treguar deri më tani, ka treguar se ka bërë hetime të mëdha, atij sot i është dhënë mundësia për të treguar se çfarë është i zoti të hetojë”, u shpreh Hoxha në News 24.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu