Imeldi Sokoli ironizon alternativat e PS-së në Shkodër: “Ja sa e vlerësojnë qytetin”
Këshilltari i Partisë Demokratike në Shkodër, Imeldi Sokoli, ka reaguar sërish ndaj Partisë Socialiste, duke ironizuar mënyrën se si kjo forcë politike ka “trajtuar” qytetin ndër vite dhe duke vënë në dyshim alternativat që PS ka ofruar Shkodrës.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sokoli rendit një seri rastesh që ai i konsideron problematike, duke treguar sipas tij mungesën e përgjegjësisë dhe transparencës brenda strukturave të PS-së në Shkodër.
Në statusin e tij të plotë, Sokoli shkruan:
“Meqë sot u fol për alternativën politike të PS n’Shkodër…
Shqeto politike për rikujtesë, aq e vlerson PS Shkodrën sa që kandidati i PS në 2019 u shpall fitues por nuk kaloj ligjin e dekriminalizimit, po ashtu kandidati i PS fitues i zgjedhjeve lokale 2023 asht në gjykatë rrugës për tu denu për shkelje të barazisë në tendera.
Koordinatori politik i Shkodrës në 2021 për PS asht mbrapa hekurave po ashtu edhe koordinatori politik i PS për zgjedhjet e 2025 rrugës për mbrapa hekurave.
Çfardo argumenti tjetër nuk prevalon mbi argumentat e mësipërm pa diskutu mbi gjurullditë që po i ndodhin qytetit.
Gzuur…”
Reagimi i Sokolit duket si një kritikë e fortë, e shoqëruar me ironi, për mënyrën se si PS ka menaxhuar alternativat e saj politike në Shkodër dhe pasojat e tyre për qytetin dhe qytetarët.








