Alibitë e humbjes…

0
Shkruan Zef Ndreka
Berisha, më në fund po e pranon humbjen e zgjedhjeve vendore të 14-Majit.
Për të kaluar radhën, priti plot dy muaj te zbulojë alibitë, për të ushqyer demokratët ndjekës të tij me gënjeshtrat e reja.
Në daljet e tij në konferenca për shtyp, Berisha qahej se Bashkimi për Fitore nuk është financuar nga Edi Rama, pra nga shteti.
Të varfërit ato!
Kjo është një gënjeshtër që nuk e besoj as foltoristët të cilët edhe për shkak të pasurisë që kanë Berisha-Meta, i kanë ndjekur pas për fitore.
Berisha është qarë për vulën dhe nuk përmend në asnjë rast se PD-ja zyrtare sakrifikoi deri në ekzistencën e saj mbështetjen për kandidatët e primareve, pra të Bashkimit për Fitore.
Kjo ka ndodhur pothuaj në gjithë zonat elektorale, por më i theksuar ka qënë bashkëpunimi në Shkodër, në Vau Dejës, në Elbasan, në Durrës, dhe në të gjitha zonat ku PD-ja nuk kishte kandidat.
Por, mosmirënjohja nuk ka kufij!
Pastaj, ndryshe nga sa kishin premtuar, Berisha-Meta, nuk arritën të ruajnë votat e opozitës, më preteksin se nuk kishin komisioner.
Edhe kjo është një gënjeshtër tjetër e Berishës, të cilët kanë patur në dispozicion vulat zyrtare të PD-së, në të gjitha rrethet për zonat elektorale të Bashkive.
Shumë alibi mund të shpikin Berisha. Edhe përdorimin e parave në këmbim të votës. Por kjo lojë është kryer nga dy palët, si gjithmonë.
Një gjë nuk arriti ta thotë Berisha hapur:
Se zgjedhjet nuk fitohen asnjëherë me të, pikërisht për shkak të non grata-ve të tij dhe të spiunit Metaj.
E keqja është se të gjithë foltoristët e dijnë këtë dhe askush nuk e artikulon haptazi, vetëm në biseda të lira.
Por edhe gazetarët e blerë nuk guxojnë ta pyesin Berishën për efektin e non grata-ve në këto zgjedhje në në të tjerat që do vijnë.
Tashmë Berisha e pranon humbjen. E pranon se nuk e mund dot makinën elektorale të socialistëve. Dhe për këtë rruga e vetme e tij ka mbetur revolucioni!
Po a fitohet në demokraci me revolucion?!
A nuk është rruga më e lehtë hapja e krahut nga Berisha dhe largimi nga roli që ka marrë duke mbajtur peng PD-në dhe të djathtën?
Por jo, ego-ja apo misioni i tij nuk e lejojnë.
104 mijë votat e demokratëve pa financë, pa kandidat, pa media dhe të sulmuar nga të katër anët për ta shqyer e coptuar PD-në deri në zhdukje, janë shpresat e vërteta të mbijetesës së kësaj partie për të arritur alternativë pushteti.
Lulzim Basha e ka këtë mision dhe rruga e tij është e hapur për ndryshimin që kërkojnë shqiptarët.
Çdo dalje e Berishës është duke shpifur alibi të ndryshme të humbjes vetëm ngre më lart Bashën dhe manipulimit e madh në zgjedhjet e 25-prillit të 2021 kur u akuzua per shitjën e tyre.
Alibitë nuk pijnë më ujë. Rruga e vetme përballë Ramës është bashkimi rreth PD-së, organizimi i saj dhe lufta pa asnjë kompromis ndaj trëkëndëshit të Bermudës shqiptare…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu