Aleksandër Vuçiç: Do të vij në Prishtinë, nuk pyes Albin Kurtin

0

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pas takimit që zhvilloi në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me përfaqësues të BE për dialogun mes këtyre shteteve, ka dal dhe ka dhënë prononcimet e para për gazetarët.

Në mesin e pyetjeve nga këta tët fundit, Vuçiç u përball edhe me një gazetar nga Kosova i cili donte t’i bënte disa pyetje shtesë.

Vuçiç i thotë gazetarit se i ka bërë 4 pyetje, dhe “e fton” në Beograd për t’iu përgjigjur në të gjitha pyetjeve të tjera.

“Katër pyetje më ke parashtruar. Eja në Beograd te unë dhe do të të përgjigjem në gjithçka,” i tha Vuçiç gazetarit.

“Eja në Prishtinë dhe do t’ju bëjmë më shumë pyetje,” iu përgjigj gazetari “ftesës”.

“Sapo të më jepni atë leje demokratike, do të vij në Graçanicë dhe pastaj edhe në Prishtinë,” i kthehet Vuçiç gazetarit shqiptar.

“A e keni pyetur Kurtin për të,” e pyeti gazetari më pas.

“Nuk mund ta pyes Kurtin, pyes popullin tim dhe populli do që të më shoh,” u përgjigj presidenti serb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu