Prapaskena ka mësuar nga burime pranë organeve hetimore se Alda Klosi i ka telefonuar 4 herë Arben Ahmetajt ditën që ka inskenuar vjedhjen e parave, mbi 500 mijë euro, në banesën e saj, bashkë me pastruesen Rozeta Dobi.
Teksa ka parë vajzën duke qarë dhe banorët e pallatit të mbledhur, Alda Klodi 4 thirrjet e para telefonike i ka bërë pikërisht me ish shefin e saj, Arben Ahmetaj, fakt që ka ndryshuar edhe rrjedhën e hetimeve.
Ish ministri Ahmetaj e ka hapur telefonin thirrjen e katërt. Komunikimi është konstatuar pas zbardhjes së tabulateve telefonike.
Sipas burimeve, Alda Klosi i thënë ‘shefi, më kanë vjedhur paratë’, ndërsa Ahmetaj, i cili ka qenë nën përgjim, i është përgjigjur: Çfarë të bëj unë, vazhdo procedurën.
Prapaskena mëson se hetuesit e kanë pyetur Alda Klosin se pse i kishte telefonuar pikërisht Ahmetajt atë ditë, kur ajo nuk ishte më vartëse e tij.
Klosi ka pohuar se ka ruajtur miqësinë me Ahmetajt, një alibi që ka shtuar dyshimet.
Nga dëshmitë dhe provat e mbledhura, prokurorët kanë bindjen se Arben Ahmetaj i ka lënë Alda Klosit që t’i ruante një pjesë të parave të padeklaruara, produkt i aferave korruptive.
Pas shkarkimit të Ahmetajt nga Rama si ministër dhe largimit të Alda Klosit nga pozicionet drejtuese nga ministritë e Financave dhe Rindërtimit, Alda Klosi ka menduar që t’i merrte paratë Ahmetajt dhe për këtë të fajësonte ish burrin e saj.
Me një gurë, Alda Klosi ka tentuar të vrasë dy zogj, t’i marrë parë e korrupsionit ish shefit të saj Arben Ahmetajt si dhe të fusë edhe burrin në burg.
Për të realizuar skenarin ka futur në lojë pastruesen e saj, Rozeta Dobin. Sipas planit, Alda Klosi do t’i siguronte paratë tek Rozeta Dobi, duke i lënë edhe një shpërblim.
Por, ja që plani doli jashtë skenarit dhe Alda Klosi po i ‘vret të gjithë zogjtë me një gur’.
Prapaskena mëson se me implikimin e Ahmetajt, dosja pritet t’i kalojë SPAK-ut.
Kjo duket se është edhe arsyeja se pse Ahmetaj, disa orë para se të arrestohej Alda Klosi pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, ia ka mbathur drejt Suedisë.
I alarmuar nga rreziku i rrjedhës së hetimeve, Ahmetaj po lëviz me shpejtësi, pavarësisht paralizës që i ka prekur njërën këmbë.