Albini dhe Edi i kanë hipur kalit mbrapsht!

0
 Shkruan Ilmi Kurti
Kjo ka ndodhur, politikanët dhe drejtuesit e e dy qeverive, dy shteteve të një gjaku, jo vetëm janë shprishur nga gjaku, por edhe i kanë hipur mbrapsht kalit. Normalisht, me sytë nga bishti i kalit, kalvari nuk ka rrugë as të gjatë, as të sigurtë.
Vërtetë vera ka rritje temperaturash, por ju punoni në kushte luksit me kondicioner dhe skeni arsye të ” nxeheni” por as ti nxjirrni dhëmbët njëri-tjetrit.
I ndetuar kryeministër i Shqipërisë dje sipas gjykimit tim gabove rëndë,jo se shkove i pa ftuar në Dardani se aty ke shtëpinë tënde se shkove tek vëllezërit tu,por se bëre një faj të pa imagjinueshëm ti përmëndësh Kanunin vëllait tënd. Ne jemi në vitin 2023 dhe dy shtete ligjore të bazuara në Kushtetutë e jo në Kanunin arkaik.
Edhe zorrët e barkut ngatërrohen, edhe baba me djalin, edhe vëllai me vëlla edhe nëna me të bijën,por SHOW që ti po përpiqeshtë bësh gjoja si negociator apo lidër Ballkanik më duket e tepruar lojë pa kundërshtarë.
Nuk ka dy shqipëri, ka Dardani ,ka një komb Shqiptar. Ku as ti as Albini nuk jeni ata që mbani mbi shpatulla politokën europiane, por dhe as politikat ekonomike nuk jeni të aftë të çoni përpara, sepse ne jemi republika Parlamentare dhe është kuvendi dhe Presidenti mbi palët.
Sot falë keqmenaxhimit tuaj si dy kryeministra ” fuqiplotë” armiqtë dhe kundeshtarët e kombit tonë po ferkojnë duart nga “mosmarveshjet” e politikanëve shqiptar ! Vëllezër,por kundërshtar.
Kjo tregon qartë se kombi shqiptar ka politikan të pa aftë që po e çojnë drejtë humneres gjakun e derdhur të shqiptarëve ndër shekuj për liri e pavarësi thjeshtë për tekat e politikanëve, por ndoshta edhe për faj të popullit që heshtë para jush. Të rrish duarkryq para rrezikut kombëtar je fajtor .Nuk e kuptoj logjikën tuaj ,as qëndrimin e intelektualëve patriot që bëjnë sehirë. Për mos kallzim të krimit ligji të dënon si fajtor,dhe të heshtësh kur kombi ka nevojë për ty je fajtorë. Ju pedagogë të akademive, të universiteteve që keni studentët për krah ,pse heshtni,kur nesër do jetë shumë vonë zëri juaj është përgjegjësi kombëtare.
Ndaj, o sot o kurrë kombi shqiptar ti jap drejtim fatit të tij ose të bëjnë sehirë se si po e poshtrojnë në sy të botës politokanët e saj!. Askush nuk na e ka fajin mbasi Europa është ajo që na ka coptuar dhe na ka prerë në besë historikisht. Nga Serbët nuk pritet paqe, por vetëm gjakderdhje. Historia do ju ndërshkojë se gjaku dhe e drejta nuk humbin kurrë, edhe pse Nastradinët e kohëve moderne vazhdojnë rrugën nëpër madhështi injorance.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu