Albin Kurti pret Miroslav Lajçakun në orën 15:00

0

Dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë pasdite në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Ai do të pritet nga kryeministri Albin Kurti në takimin që do të nisë nga ora 15:00.

Gjithashtu Lajçak pritet që këtë të martë të zhvillojë takim edhe me zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, viziton sot Kosovën, pasi që një ditë më parë ka qëndruar në Beograd, ku ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu