Shkruan Basir Çollaku
Shiu dhe dielli nxjerrin të vërteta, i shplajnë dhe i djegin. Kur gjendet i rrethuar, spartalluar, qelbur nga zgrapja e çdo qindarke publike, për tu dukur ende gjallë, KM do të na mbledhë Komitetin apo Këshillin e emergjencave! Dhe do të jenë në krye të shtabit, si dy të pandehur nga Prokurorria dhe Zoti !
Cila emergjencë!?
Këshilli i Sigurisë Kombëtare duhet mbledhur. Edhe për përmbytjen. Po ata janë afro 90 përqind në hetim dhe të pandehur. U duhet një sallë në SPAK të mblidhen. Ilaçet e Ramës do të dyfishohen dhe pas intervistës nr 4 të ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetajt sonte, ku damllaja do të jetë shumë e rëndë
Dosjet astmatike të Ramës, kryesisht Balluku-Rama dhe AKSHI, kanë detaje dhe ngjarje ku Siguria Kombëtare është në duar kaçakësh narkotikë dhe spiunësh lindorë. Në Tiranë ka një pafundësi strehëzash shërbimesh nga çdo vend mik dhe armik, rastësor apo të kurdisur. Natyrisht Lindja, sllavët dhe bolshevizmi kanë hyrë thellësisht në vatra institucionesh. A ka dijeni për flirte moskovite apo satelitësh të tyre bjelloruse, globalisti lider i surrelit, të cilin e ka mbuluar Lana?!
Përgjimet në zyrën “Gys-AKSHI” janë qeveritare, mediatike, biznesi, diplomatësh, shërbimesh. Pesë vende partnere, kryesisht amerikanë, britanikë, dhe tre të tjerë perëndimorë, kishin në vëmendje disa qendra biznesesh, mbulesë shërbimesh lindore në Tiranë. Rruga e Kavajës, Myslym Shyri, rrugicat mes këtyre akseve, ishin rastësisht disa aktivitete sipërmarrje relaksi dhe performance, ku edhe në qendra grarishte, hyrje-daljet e burrave nuk mungonin. Dyshimet janë bjelloruse dhe ruse. Shërbimi ynë informativ, disi kuturru mund të ketë harruar adresat e komunikimit dhe bashkëpunimit. Episode në dosje flasin për një sizmikë delikate. Një pyetje ende e pambaruar në përgjigje është a ka njohje të agërt shefja e Shërbinit Hyseni me shefin e shërrbimeve të Ramës, Gys Agasi dhe a ka mbetje videosh në instalimet e pajisjeve përkatëse, përcjellë shenjestrave të lindjes ?! Hetimet shkojnë në indicie ky filli këputet në këtë kontekst. Njëra palë merr vesh dijeninë e tjetrës dhe pikat e vëzhguara avullojnë. Personat nën mbikqyrje zhduken. Vizitat “relaksuese” të burrave në odat e zonjave ndërpriten.
A ka dijeni drejtuesja e shërbimeve Hyseni? E kontestuara e madhe që nga emërimi në këtë post në.Tiranë, pas sekëlldive në Prishtinë, ku legjendat qeveritare atje e përdorën mosbesimin, si shpjegim mes pretekstit dhe shkakut për ta hequr nga detyra.
Po zotëria i shërbimeve në terren të Ramës, shef Gysi?! Të tre kanë mirëdashje të tepruar ndërvepruese. Po të dy vartësit, në Bllok dhe më tej, ka mundësi të kenë folur padashje së bashku dhe rastësisht i kanë dëgjuar subjektet satelite të Moskës?!?! Kjo është përtej kanalit të kuq të Sigurisë Kombëtare..!! Dhe Ramën dikush mund ta pyesë a ke pak fare dijeni, apo largqoftë kishe lënë në mungesë dhe me porosi?!?!
Kohë e trazuar dosjesh..!!








