Ai që zëvendësoj Skënder Gjinushin në parti, ta zëvendësoj në Akademi!

0

Shkruan Irena Beqiraj

Në shekullin e 16-të, ”Akademia Francese” u krijua si një bashkim i 40 mendjeve më të bukura të Francës. Ndërkohë që satiriku, Piron, për cilësinë e 40 mendjeve franceze thoshte “40 vetë me mendje sa për katër”. Luigji XIV i vuri Akademisë Franceze detyrë kryesore t’i thurte lavde atij vetë. “Ju zotërinj, – mund ta kuptoni se sa nderim kam për ju, përderisa ju kam besuar gjënë më të shtrenjtë në botë, lavdinë time!”

Me thënë të drejtën nuk jam në gjendje t’ju them, se cilat jane qëllimet edhe objektivat e shkruara të Akademisë tonë së Shkencave Shqiptare , por nga leximi i të gjithë raporteve për shkencën, mund t’ju them me bindje që në Shqipëri ka Akademi por jo Shkencë.
Ka vite që jemi të fundit në rajon përsa i përket krijimit edhe shpërndarjes së shkencës.

P.sh për vitin 2022 , Serbia ishte në vendin 55, Mali i Zi në vendin 60, Maqedonia e Veriut në vendin 66, Bosnje Hercegovina në vendin 70, edhe Shqipëria në vendin e 84!

Në shekullin e 21 cfarë i kemi besuar ne akademisë së shkencave? Cfarë konservon ushqen edhe përmirëson ajo?

Ndërkohë foto më poshtë tregon që të paktën gjuha jonë është një aset unik, ajo shfaqet aty si një familje unike e gjuhëve më të vjetra në botë.

Ky është aset i pa zëvendesueshëm.

Si popull i vogël edhe i pafuqishëm ekonomikisht, reziku i asimilimit kulturor është i lartë ndaj duhet të konservojmë gjuhën kulturën, historinë edhe identitetin tonë.

Sot kemi “Albanologji” por jo Akademi për ta studiuar atë, kemi Akademi për Shkencën por nuk jemi ne gjendje të krijojmë asnjë gram Shkencë, kemi Profesorë sa “të hajë dreqi” por jo kërkim shkencor, madje kemi portal për studentët ekselentë por nuk e kemi një koncept të drejtë se cfarë është ekselenca.

Edhe kështu sic e kemi nisur mos u cudisni që brenda të gjitha kornizave ligjore, ai që zëvendësoi Gjinushin në parti nesër ta zevendesojë atë në Akademi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu