Administratorja e Bashkisë Tiranë i jep kredi për shtëpi djalit të saj

0

Një rast abuzimi është raportuar me skemën e kredive të buta të Bashkisë Tiranë. Bëhet fjalë për një favorizim të Administratores së Njësisë Administrative Nr.1, Trëndelina Bala (Jaku), e cila sipas denoncimit nga një qytetar, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të Bashkisë ka përfituar në mënyrë të padrejtë kredi të butë për djalin e saj, Leandro Edmond Jaku.

Denoncimi i qytetarit: Pershendetje JOQ! Dua të denoncoj një rast në përfitimin e kredive të buta të bashkisë Tiranës, konkretisht njësia administrative 1, Administratore znj. Trëndelina Bala (Jaku). Znj. Jaku në bashkepunim me strukturat pergjegjese te bashkise i japin kredi te bute djalit te kesaj te fundit, Leandro Edmond Jaku. Hallexhia e njesise 1 ka nxituar per te shfrytezuar grahmat e fundit te pushteti qe djali te “mos mbetet pa çati mbi kokë”. Shpresojme te kete ndihmuar edhe banoret e zones, dhe jo vetem te afermit e saj.

Nga verifikimet rezulton se janë Trëndelina Bala dhe Leandro Edmond Jaku rezulton të jenë nënë e bir, zyrtarja e Bashkisë është në konflikt interesi.

Denoncimi: Administratorja e Bashkisë Tiranë i jep kredi për 

LISTA

Rasti ngre dyshime serioze për favorizim dhe përdorim të postit zyrtar për përfitim personal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu