A ndodhet Arben Ahmetaj në Shqipëri?

0

Henrik Ligori, avokati i ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj iu përgjigj interesimit të gazetarit të Euronews Albania, Eni Ferhati lidhur me vendndodhjen aktuale të Ahmetajt.

“Ish-zv.kryeministri ndodhet brenda territorit të Shqipërisë”, ishte përgjigja e tij.

SPAK i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku i kërkon autorizim për arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Shkresa e Prokurorisë së Posaçme ka mbërritur në ambientet e Kuvendit në datën 7 korrik, ditën e premte, por është bërë publike vetëm të hënën. Ndërkohë në media ka qarkulluar lajmi se Ahmetaj nuk ndodhet brenda territorit të Shqipërisë, gjë që është mohuar nga avokati i këtij të fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu