A ka struktura UDB-ja në politikën shqiptare?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Përherë shërbimet serbe kanë qënë një hap përpara shërbimeve tona, në çdo drejtim.
Edhe në vitin 1941, ishin Jugosllavët që themeluan në Shqipëri Partinë Komuniste. Madje jo vetëm kaq, por përzgjodhën edhe udheheqesin e saj, Enver Hoxhën. Dihen arësyet përse u përzgjodh Tarrasi! Ai , në të vërtetë kishte qëllim pushtetin dhe shitën e Kosovës siç edhe ndodhi në të vërtetë.
Enver Hoxha, i mbështetur nga Popoviçi, ishte siguria e Serbëve per një Shqipëri të vogël dhe të varfër.
Enver Hoxha, arriti edhe deri në shitën e plotë të Shqipërisë, kur me vendim të Komitetit Qendror të asaj kohe, e shpalli Shqipërinë Republikës të 7-të të Jugosllavisë.
Por ishin konjukturat e momentit dhe acarime e Stalinit me Titon që e penguan këtë proçes e që më vonë do ecte në kah të kundërt. Megjithë këtë, marrëveshjet e ndërsjellta asnjëherë nuk kanë pushuar, sidomos në fushën e sigurisë. Kufiri ndërmjet dy shteteve ka qene përherë i sigurtë nga marrëveshjet. Madje edhe ndërhyrjet në reformat ekonomike në dëm të Shqipërisë, sidomos me kohën kur do të konvertohet dinari jugosllav dhe ekonomia e tyre do të përpinte me shpejtësi pasuritë dhe ekonominë shqiptare.
Të gjitha këto, me pak fjalë dihen. Dhe justifikoheshin me rendi komunist që pretendonte të pushtonte botën.
Erdhi momenti për ndryshime dhe ardhjen e demokracisë në vëndet ish komuniste. Ashtu ndodhi edhe në Shqipëri.
Por, komunistët shqiptarë, me dinakërinë dhe me qëllime afatgjata e parapërgatitën katovicen e famshme duke përzgjedhur liderët e forcave politike, sidomos ato opozitare me qëllime përherë të vjetra.
Nuk është rastësi, që në krye të PD-së me makinacionet dhe ndërhyrjet ramiziste mberriti Sali Berisha.
Etja për demokraci dhe ndryshime të mëdha për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa dështoi. Falë pikërisht përzgjedhjes dhe shërbimeve antishqiptare e antikombëtare të partive të ndryshme politike dhe lidërve të saj.
Kujtojmë shkatërrimin e shtetit në 1997, pragun e luftës civile të përgatitur enkas për ta lënë Shqipërinë pas në kohë dhe per ta defaktorizuar.
Më pas, thyerjen e embargos ndaj makinerisë ushtarake serbe.
E ndjekur kjo haptazi nga kundërshtimi i marrëveshjet së Rambujesë që hapi zyrtarisht fillimin e luftës ndaj Serbisë dhe çlirimin e Kosovës.
Asnjë justifikim nuk vjen nga këto qëndrime e veprime të PD-së të drejtuar nga Berisha, të cilat ishin të denja për një organizatë të UDB-së që punonte në Shqipëri nën ombrellen e një partie politike opozitare e në pushtet.
Kanë qënë shumë vendime të kryesisht se PD-së që janë marrë nëpër takime, por që kanë ndryshuar të nesërmen. Që tregon se ne boshtin drejtues të PD-së merreshin vendime të sakta, por që tjetersoheshin të nesërmen pas konsultimeve!
Kështu, për të qënë shumë më të qartë e më të saktë, pak kush ka menduar se realisht zyrat e PD-së kanë qënë në Tiranë.
Askush nuk mund ta dinte përpos ndonjerit…
Pyetja shtrohet:
Ku kanë qënë në realitet zyrat drejtuese të PD-së ?!
Ndoshta në Beograd?!
Në Moskë?!
Në Athinë?!
Apo në Paris?!
Vazhdojmë me tej.
Përse në të vërtetë u shpall non grata familjarisht Sali Berisha nga USA?!
A ka lidhje të tjera kjo, pavarësisht korrupsionit , shkatërrimit të sistemit të drejtësisë, me shërbimeve intiligjente e infiltrime antishqiptare?!
Dhe pyetja me troç që mund të bëhet:
A ka ngjashmeri dhe qellime të njëjta ndërmjet Partisë Komuniste Shqiptare të 1941 me PD-në e 1991?!
Pra, a ekzistojnë strukturat e UDB-së në PD?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu