Shkruan Zef Bushati
Në parim, çdo Parti ka të drejtë të kontestojë zgjedhjet nëse pretendon se procesi ka qenë i manipuluar apo jo i rregullt. Por në praktikë, për të pasur kuptim dhe peshë duhet të sjellë prova të qarta për manipulime sistematike, presion ndaj votuesve, apo deformim të rezultateve. KQZ, Kolegji Zgjedhor dhe Istitucionet Ndërkombëtare Monitoruese OSBE/ODHIR duhet të konfirmojnë parregullsitë, duhet ta bëjnë konforme Ligjit detyren e tyre. Nëse keto nuk ndodhin, kërkesat e PD e të çdokujt tjeter mbeten thjesht deklarata politike për konsum të brendshëm, jo një aksion serioz institucional. Po 10 milion euro për votën e emigrantëve ku shkuan?
Ky është një skandal potencial nëse këto para janë shpenzuar pa kthim real në përfaqësimin e diasporës ne Zgjedhje. Vota e emigrantëve është kufizuar dhe manipuluar, ose nuk ka shkuar ne destinacionin e votuar. Nëse institucionet e KQZ kanë shpërdoruar buxhetin për një proces votimi që nuk garanton standarte, atëherë kemi shkelje të ligjit për financimin publik. Shpërdorim të fondeve shtetërore, që mund të çojnë në përgjegjësi penale nga Krykomisioneri i KQZ e deri te nepunesit e KQZ. KQZ te jape llogari urgjente per Milionat e Eurove të perdorura per Proçesin Zgjedhor dhe te shpenzuara nga PS dhe PD etj.. Kush mban përgjegjësi ne KQZ ? Sipas ligjit shqiptar për financimin e partive çdo shpenzim elektoral duhet të deklarohet në mënyrë transparente në rradhë të parë nga KQZ pastaj nga Partite pjemarrëse në Zgjedhje.
Kontrolli i Lartë i Shtetit duhet të auditojnë këto miliona euro, SPAK të hetojë. Nëse ka përdorim të parave informale (cash, blerje vote, klientelizëm), kjo është shkelje e rëndë penale dhe fajtoret duhet te shkojne ne burg simbas Ligjit. Por fatkeqësisht ne Shqipëri askush nuk hetohet realisht, përveç ndonjë rasti simbolik. Drejtësia shqiptare shpesh mbyll sytë përballë “peshqve të mëdhenj” me pushtet. Kush do dënohet për manipulim, korrupsion e shpërdorim ? Në një shtet funksional, Prokuroria e Posaçme (SPAK) duhet të nisë hetime dhe BKH e GJKKO gjykime mbi Financimet e paligjshme, shpërdorimin e fondeve për votën e diasporës, arsyen e zhdukjes se 130 mije votave, rrjetet e blerjes së votës,etj.
Zyrtarët e përfshirë në abuzime duhet të ndëshkohen me burg. Edhe OPDAT te “nxjerre zerin” se nuk eshte “ilegalisht” ne Shqiperi. Por në realitetin shqiptar, ndeshkimi ose nuk ndodh ose ndëshkimi është selektiv. Drejtësia funksionon me logjikën e kompromisit dhe urdhërave politike e jo simbas ligjit. Ndërkohë, shpenzimet marramendëse dhe mungesa e ndëshkimeve janë tregues se zgjedhjet shqiptare nuk janë garë idesh, por treg i pisët i influencës dhe parasë.