Shkruan Taulant Halili
AlbEu.com ka siguruar dosjen “Metamorfoza 2” e cila tashmë po hetohet nga SPAK, ku para dy ditësh kanë rënë në prangat e policisë disa persona të njohur në Shqipëri, pasi emrat e tyre dolën nga përgjimet e SKY ECC.
Në dosjen hetimore janë emrat e ish-zv.Drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen breçani dhe djalit të tij Eralbi.
Ish-zyrtari i lartë in policis ëakuzohet për fshehjen e një personi të kërkuar si dhe për pastrim parash, ndërsa i biri për trafik droge dhe krime të tjera.
Grupi i strukturuar kriminal përveç narkotrafikut akuzohet dhe për organizim vrasjeje.
Nga dosja hetimore e siguruar nga AlbEu.com në një moment në bisedën mes tyre Erzen Breçani me kodin K9B9EP i shkruan djalit të tij Eralbit me kodin S7DEGI në lidhje me një pistoletë.
Breçani i kërkon që të fshijë pistoletën para se ta dorëzojë pasi dalin gjurmët e tij.
“A ja dhe pistoletën atyne a… Se nesë nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrin e perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ja lanë as gjumët e tua …”