A i mbarove pushimet o Altin, po dasmat në Amerikë, bëja bum e heto ndonjë dosje të korrupsionit?

0

Shkruan Myslim Murrizi

A i mbarove pushimet, o Altin?

Po dasmat? Se është e diel sot dhe mos je në ndonjë dasmë tjetër?

Po fotot simbolike e domethënëse në Ambasadën Amerikane, duke na treguar se ju, shejtanët, jeni “faktor” dhe zgjidhni trashëgimtarët pas vetes?

Mos e harro Bankers-in, o Altin, e as gjobën 100 milionë euro që i fali Anila.

As Friden e AZHBR, as Olten e Gjeneralëve, as studiot ligjore që kanë marrë 13.5 milionë euro “qerasje” nga Bankers-i, as 100 milionë euro të Klodit të dializës, as 130 milionë euro të Karathanosit për laboratorët, as mbetjet toksike dhe evazionin e KURUM-it.

Mos fli gjumë kur prokurorucët e SPAK-ut zvarrisin 3 vjet një gjyq që duhej mbyllur me 3 seanca dhe kur sillen si palaço me shumë standarde për të njëjtin fenomen, për hajdutë të ndryshëm.

Se Tur Metan, konstruktori, ka periudhën e mobilimit të zyrave këto 3 vjet e mbarimit të mandatit.

Hap sytë dhe mbyll ndonjë nga këto punë, o Altin, deri më datë 15 dhjetor, se më 16 do ta kuptosh që edhe ata që të lepihen nuk do të të thonë më “mirëmëngjes” e nuk do të kërkojnë foto simbolike për mbështetje.

Për këto vepra penale u ngrit SPAK-u, o Altin, se për kontingjentët ordinerë apo trafikantët që vrasin me pagesë njëri-tjetrin për prishje pazaresh, aty ka qenë e do të jetë prokuroria normale, sa kohë që do të ekzistojë shteti, edhe i kalbur e i pshurrur si ky i yni

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu