A është dhe kompania e “check up”-it, ortake me kompaninë e të kërkuarit Ervin Mata

0

Lajmi kryesor i këtyre ditëve ka qenë operacioni i SPAK-ut pas çkodimit të aplikacionit “SKY” në lidhje me komunikimet e bëra nga Ervin Mata, i cili sipas organeve ligjzbatuese dhe atyre të akuzës tashmë është provuar si një nga njerëzit kryesorë të trafikut të kokainës nga Amerika Jugore drejt Evropës.

Në këtë trafik është përfshirë edhe djali i ish-zv.drejtorit të Policisë, Erzen Breçani, gjithashtu dhe shumë personazhe të tjera të botës së krimit, disa prej tyre të arrestuar.

Ervin Mata, personi kyç, nuk është mundur të arrestohet dhe sipas të dhënave gjendet në Amerikën Jugore.

Nga ana tjetër, në media është përfolur fort shpesh për lidhjen e këtij të fundit me këngëtaren Elvana Gjata.

Lajmi bëri bujë nga një ngjarje e fortë kriminale, e cila u duk si një grep nga një tjetër njeri i botës së krimit, Ervis Martinaj, kundër Ervin Matës, pas ngacmimit të këngëtares së njohur Elvana Gjata, një ngjarje në bllok, në kryeqytet, që përfundoi me viktima.

SPAK ka renditur më pas sasi të mëdha droge, histori, skema dhe skenarë, por edhe çështje të tjera në hetim. Kuptohet, mediat në krye të lajmit kanë mbajtur Erzen Breçanin, Ervin Matën, Elvana Gjatën e kështu me radhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu