Shkruan Arben Malaj
Në këtë ditë dedikuar dijes, përulem me mirënjohje para prindërve dhe mësuesve që ndriçuan rrugëtimin tim. Ky udhëtim, i nisur mes sakrificave të një shkolle fshati, dëshmoi se dija është e vetmja liri e vërtetë. Mirënjohja ime per cdo mesues dhe staf ndihmes ne cdo nivele te arsimimit tim. (i) Shkolla 8-vjeçare, Llakatund (1968-1976):
Mësuesja ime e parë, Tana Lameborshi, dhe të gjithë arsimtarët që me shpirt të madh hodhën themelet e mia. (ii) Gjimnazi “Halim Xhelo”, Vlorë (1977-1981): e mesme ekonomike pa shkeputje nga puna dhe nga dija. Rrreth 8.000 km rruge ne kembe pas cdo dite pune te veshtire ne bujqesi. (iii) Fakulteti Ekonomik, Tiranë (1982-1986): Mirenjohje stafit akademik që kultivoi mendimin tim kritik dhe profesional; (iv) John F. Kennedy School, Universiteti i Harvardit (2005-2006) Statusi “Senior Fellow” ne kete universitet shërbeu si dëshmi se rrënjët e forta të edukimit shqiptar mund të lulëzojnë kudo ne bote.
Edukimi mbetet akti më i lartë i besimit midis mësuesit dhe nxënësit.
Te dashur mesuesit e mi te perjeetshem ju shprej mirenjohjen me te thelle që me besuat, më inspiruat dhe më mbështetët në çdo hap të rrugëtimit tim profesional, akademik dhe politik!
Perqafime!








