Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Po u gjete këtu je turpi i kësaj bote
Sakrifica e pa shpirt, ne na mundi,
Padrejtësia që rrjedh në vena tuaja,
Kopilisht, varfërinë hodhi kësaj ane,
Shtruar e ka, cepit më cep si plagë.
Çdo rrudhë shqiptari, mbart një hall,
Psherëtima e thellë e skalit me gjëm,
Qe me dajak u prin, prijësi “legjendar”
Në kurm, çdo pjesë të trupit ka ndarē.
A e sheh, si kostum ke veshur turpin,
Bashkë me ty, të gjithë, shpura jote,
Jetën e bëni përrallore në atë pasuri,
Po u gjete këtu, je turpi i kësaj bote.








