A do ta shpëtojë Trump Ramën?

0

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, akuzoi mazhorancën dhe ministren e Jashtme Elisa Spiropali gjatë seancës plenare, duke deklaruar se politika e jashtme shqiptare është kthyer në funksion të interesave personale dhe jo të qytetarëve.

Duke iu referuar pjesëmarrjes së kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes, Shehaj tha se mazhoranca ishte në ankth për zhvillimet ndërkombëtare. “Mazhoranca dridhej nga ankthi me sytë nga telefoni. Do e shpëtonte Trump-Ramën apo jo?”, u shpreh ai nga foltorja e Kuvendit.

Sipas Shehajt, interesi i shqiptarëve është integrimi në Bashkimin Europian dhe mbështetja e reformës në drejtësi, ndërsa akuzoi qeverinë se po ndërmerr nisma ligjore për të kufizuar drejtësinë dhe për të mbrojtur zyrtarët nën hetim.

Ai shtoi se sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, sipas tij, rrezikojnë procesin e integrimit europian dhe paralajmëroi se hetimet e SPAK mund të shtrihen edhe më lart në hierarkinë qeveritare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu