Asnjë marifet nuk e shpeton dot palloshin e gjatë!

0

Shkruan Belind Këlliçi

Edi Rama shpërdoroi sot një rast tjetër për t’u treguar shtetar sado me sforcim dhe shfaqi sërish veten me permasat e vogla të një sundimtari lindor.
Duke e paraqitur veten gjasme si i zgjedhur per paqen, pas fteses që Shqipëria ka marrë për të qënë pjesë e bordit për Gazën, Rama çalltisi në fakt si kreu i organizatës, si babloku, si palloshi.
Edhe sot në Kuvend nxiti luftë, ndasi, krijoi tension, përçarje, konflikt.
Ai ka iluzionin se mori green-card për aferat korruptive dhe lidhjet me krimin. Por, asnjë marifet nuk i fshin rekordet.
Bën si prestigjator, sikur nxjerr nga menga asin amerikan, por hija e korruptimit të McGonigal nuk zhduket. Sepse dosja është aty.
Favorizimi i kartelit Sinaloa, nuk shnderrohet dot në partneritet strategjik, sado ishuj të falesh.
Asnjëhere një kukull e Sorosit e konvertuar vonë, s’mund dhe s’do të marrë liçense nga administrata Trump për narkoshtetin, për të shtypur lirinë e shprehjes e për të persekutuar opozitën.
Janë thjesht gjestet e një të dëshpëruari që kerkon të fitojë kohë, falë rrethanave që për momentin mund t’i ketë disi në favor.
Për më tepër, sado kirurgji të bëjë, surrati i tij kriminal e korruptiv është i njohur këtu, nga shqiptarët.
Shoku i Belindës së Tunelit, kreu i organizatës, përgjegjësi për korrupsionin e varfërinë, nuk e shet dot veten në fundin e tij, për dikë që nuk është.
E shtuna do ta tregojë.
Bashkimi i madh i qytetarëve në Bulevard që duan drejtësi e qeverisje të mirë, me 24 janar do ta dëshmojë.
Shqiptarët s’kanë më kohë për ty, boll të kanë dhënë nga jeta dhe pasuria e tyre!
Boll më!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu