Fatos Lubonja deklaron Ma ka thënë vetë ambasadori Donald Lu se kur do të arrestohet Edi Rama

0

Analisti Fatos Lubonja ka zbuluar një bisedë që, sipas tij, ka zhvilluar vite më parë me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, në kohën kur në Shqipëri po miratohej reforma në drejtësi.

Gjatë një interviste në emisionin Kjo Javë, Lubonja tha se Lu i kishte pohuar se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta do të përfundonin në burg dhe se kjo do të shërbente, sipas tij, si një garanci për integrimin evropian të Shqipërisë.

Sipas Lubonjës, ish-ambasadori amerikan kishte shtuar se më pas “do t’i vinte radha edhe Edi Rama”, madje duke parashikuar se kjo mund të ndodhte brenda një ose dy muajsh. “Kanë kaluar më shumë se pesë vite dhe kjo nuk ka ndodhur”, theksoi ai.

Fatos Lubonja: Kemi patur një periudhë kur kemi patur opozitë më të fortë, kemi president më të pavarur, kemi patur institucione që kontrollonin njëri-tjetrin. Me atë që ka ndodhur me atë që ka thënë OSBE që është krijuar një parti shtet, që ka futur krimin në zgjedhjet elektorale, në këto kushte Edi Rama është shumë më i fortë dhe ka marrë drejtësinë në dorë.

Prova që dhe opozita e re, Shehaj e Lapaj, që nuk ndiqen më, nuk e ka fajin Saliu. Me këtë pakënaqësi të madhe që ka populli, votat do të transferoheshin tek ata.
Rama ka qenë mjeshtri për të shitur demokracinë dhe për tu lidhur me kriminelët.

Paradoksi qëndron në faktin se kur u bë reforma në drejtësi pyetja ishte nëse do bëhej e pavarur dhe nëse do ishin amerikanët pas.

Por Rama ka qenë mjeshtri për të shitur demokracinë dhe për tu lidhur me kriminelët.

Le të bëjmë një reformë në drejtësi, që këta e marrin si një ecje përpara, në letra, dhe në disa arrestime, të fusim disa kryeministra që kanë bërë korrupsion por në të vërtetë ne mbrohemi nga këta dhe shkatërrojmë opozitën. Pra në fasadë të bëjmë drejtësinë dhe prapa kësaj të bëjmë padrejtësi.

Unë këto muhabete i kam bërë me ambasadorin amerikan. Futen dy, Saliu dhe Meta, Shqipëria futet në Evropë. Dhe në fund më tha se do t’i vijë radha dhe Ramës. Madje më tha kur do vëmë bast se do të ndodhë për një ose 2 muaj. Por kanë kaluar më shumë se 5 vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu