“Jemi marrë nëpër këmbë!”- Binaj thirrje opozitarëve: Nuk kemi bërë mjaftueshëm! O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi!

0

Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike me partitë e opozitës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe intelektualë, aktori dhe aktivisti Florian Binaj mbajti një fjalë të shkurtër ku kërkoi bashkimin e partive opozitare.

Sipas Binajt, gjatë gjithë këtyre viteve është humbur kohë duke u fokusuar te dallimet dhe jo te ngjashmëritë mes aktorëve politikë dhe se nuk është bërë mjaftueshëm.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, kemi harxhuar kohë duke parë nga njëri-tjetri jo ku ngjajmë, por ku dallojmë. Në këtë kohë që ka ardhur, mendoj se gjëja më e rëndësishme për të bërë është që për ta pranuar njëri-tjetrin ashti siç jemi, të ndryshëm dhe të mos presim nga njëri-tjetri që ‘unë do bashkëpunoj me ty po more ti formën time ose unë formën tënde e t të tjera’”, theksoi ai.

Ai nënvizoi se përplasjet kanë qenë të tepërta dhe se situata ku Shqipëria ndodhet, kërkon marrëveshje.

“Jemi marrë mjaftueshëm nëpër këmbë, jemi sharë mjaftueshëm nëpër gojë, jemi marrë mjaftueshëm nëpërsysh, tani o duhet të merremi vesh, ose nuk duhet të qahemi pastaj nëse do na marrim më qaf”, tha Binaj.

Në fund të fjalës së tij, ai falënderoi pjesëmarrësit dhe u largua nga tryeza, duke thënë: “Më falni që po iki, por më duhet të marr fëmijët nga shkolla.”

Florjan Binaj: A mund ta marr fjalën unë, se duhet të marrë fëmijët nga shkolla. Do iu harxhoj vetëm 30 sekonda. Në radhë të parë shumë faleminderit të më bërë pjesë të këtij takimi, ndihem i privilegjuar.

E dyta, unë mendoj që arsyeja pse jemi në këtë takim është sepse të gjithë ne, edhe ata që na shohin nga shtëpia, kush më shumë e kush më pak, nuk kemi bërë mjaftueshëm. Gjatë gjithë kësaj kohe, kemi harxhuar kohë duke parë nga njëri-tjetri jo ku ngjajmë, por ku dallojmë.

Në këtë kohë që ka ardhur, mendoj se gjëja më e rëndësishme për të bërë është që për ta pranuar njëri-tjetrin ashtu siç jemi të ndryshëm dhe të mos presim nga njëri-tjetri që ‘unë do bashkëpunoj me ty po more ti formën time ose unë formën tënde, e të tjera’.

Jemi marrë mjaftueshëm nëpër këmbë, jemi sharë mjaftueshëm nëpër gojë, jemi marrë mjaftueshëm nëpërsysh, tani o duhet të merremi vesh, ose nuk duhet të qahemi pastaj nëse do na marrim më qaf. Faleminderit, kaq kisha për të thënë. Më fali që po iki, por më duhet të marr fëmijët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu