Bepin Vjerdha muzikanti i njohur që lot në instrumentin e Sazes dhe ndihmon me anë të muzikës fëmijët ndryshe

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Muzikantin e njohur shkodranë Bepin Vjerdha e njoh gadi prej 50 vitesh. Bepi ka qenë një prej nxënësve të parë të klasës së Tunxhit, në Shkollën artistike ‘Prenkë Jakova’ Shkodër, të Profesor Lekë Gjegji në instrumentin e kornos. Ai kontribon edhe sot me këtë instrument në Bandën muzikore të qytetit të Shkodrës. Krahas studimit për instrumentin e Kornos, Bepi ka luajtur edhe në isnstrumentin e bukur të Kitarrës. Me Kitarrën e tij, Bepi ka qenë prej vitesh pjesë e shumë grupeve muzikore të qytetit të Shkodrës, të cilët kanë qenë pjesë e gëzimeve familjare. Ai ka luajtur me shumë muzikantë të mirë dhe është njohës shumë i mirë i muzikës qytetare të Shkodrës, Hengut, krahas muzikës klasike dhe autorëve të muzikës serioze korale dhe instrumentale në Shkodër e Shqipëri. Bepi ka marrë pjesë edhe në grupe korale të qytetit të Shkodrës, por kontributi i tij për edukimin muzikor është i rëndësishëm në shkollën ‘Dëshmorët e Prishtinës’ Shkodër. Ai ka mësuar me shumë pasion fëmijët e kësaj shkolle, notat e muzikës dhe ka kontribut në jetën kulturore të Shkodrës, me koret e fëmijëve dhe edukimin e shumë këngëtarëve të rinj. Bepin Vjerdha ka punuar edhe si punonjës kulture në Shkodër. Ai meson sot me shumë pasion e profesionalizëm edhe fëmijët në kurset e kitarrës.


Një kontribut të madh sot Bepin Vjerdha ka edhe në Bandën muzikore ‘The Door’ me fëmijët me aftësi ndryshe. Mësues Bepi, ka mësuar dhe vazhdon të mësojë këtyre fëmijëve jo vetëm muzikën, instrumentët me të cilët lozin, por i ka mbështetur në të gjitha planet, si psikolog e prind. Banda muzikore “The Door Albania” për “PAK” shpallet “Nderi i Qarkut” në 20-vjetorin e saj.
Me këtë rast organizatori Kastriot Faci, vë theksin në rëndësinë e përfshirjes sociale përmes artit dhe muzikës. Po ashtu, drejtuesi artistik Bepin Vjerdha vlerëson dy dekadat e punës dhe përkushtimit të kësaj trupe.

Para disa ditësh kemi luajtur në një koncert në Muzeun historik të qytetit të Shkodrës, me disa muzikantë . Në këtë koncert mori pjesë edhe Bepin Vjerdha me një instrument gadi 150 vjeçar, i quajtur Saze, instrument i vjetër i Hengut të Shkodrës. Me këtë rast zhvillova një intervistë me instrumentistin e njohur Bepin Vjerdha.
-Profesor Vjerdha: Si quhet instrumenti që luan dhe sa vjeç është?

-Ky instrument quhet saze me tela dhe mendoj se është rreth 150 vjeç.

-Ku është perdorë ky instrument, në cilin qytet?

-Ky instrument është përdorë në qytetin e Shkodrës. Sazen e kanë përdorë mbi një shekull përpara ahengçitë e parë të Shkodrës.

-Si është përdorë instrumenti i sazes, çfarë roli ka pasë në orkestër?

-Ky instrument, saze është përdorë në vijë melodike të këngëve, ka luajtur melodi të këngëve edhe në ‘dyzen’ është përdorë për shoqërim.

-Cilët kanë qenë pjestarët e Orkestrës së Ahengut?

– Pjestarë ka qenë, Hila i Files violinë, Man Boku këngëtar, Simon Shpori dajre, dhe Jak Kakarriqi ka luajtur në instrumentin e sazes.

-Cfare roli ka patur violinisti i shquar Mark Kaftalli tek ju, si ka ndikuar për të spjeguar Ahengun e Shkodrës?

– Violinisti dhe kompozitori Mark Kaftalli më ka treguar se të gjitha janë me nota, fillimit i Hengut shkodran që ka luajtë saze. Pjesët e tjera kanë kenë me harmoni, ka luajtë harmonikisht. Saze lot me çerek tonesh.
-Kam punuar që në vitin 1984 me violinistin Mark Kaftalli, i cili i ka hedhë të gjithë pjesët në notë, i ka shkruar me notat muzikore.
Saze duhet ruajtur nga institucionet e kulturës në Shkodër, e ka vendin edhe në ahengun që luhet sot, duhet të përmirësohet teknologjikisht që të njihet nga të huajt që vizitojnë Shqipërinë për studime ose si turistë.
Me këtë rast i uroj muzikantit Bep Vjerdha, jetë të gjatë dhe sa më shumë energji pozitive, për të kontribuar për muzikën në qytetin e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu