Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Qysh se erërat u përzien,
Duhej gjetur filli n’rrjedh,
Se athët sytë, që fluturonin,
Në ty të bekuar gjetën prehë.
Zoti në qiell e Ti në tokë,
Shpreson në ty shumë njerëzi,
Donald Trump, o shpirt i fortë,
Rrënjët ngule thellë në histori.
Vijnë fishkëllimat e murlanit,
Ngrihen hijet në altar,
Britma ujqërish ç’hungërijnë,
Thërrasin fundin që s’ka dal.
Ngre forcën e së drejtës,
Mbron me dritë, jo me armë,
Se kush shuan stuhitë nga brenda,
Mposht djallin pa e vrarë.
Me shpirt të mbushur trimëri,
U vërsul në pandalshmëri,
Të mposhti djallin e betuar,
Që hyn në çdo qelizë njeri.
Kur Zoti ndrit, shkrin pabesia,
Trimi s’ngre dorë me zjarr,
Dhe toka pa për herë të parë,
Si drita lind pa derdhur gjak.