Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka deklaruar sot se këshilltarët e PS janë “terrorizuar” nga kryeministri Edi Rama gjatë një mbledhjeje të zhvilluar me të lidhur me shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
Alimehmeti tha në News24 se Rama ka kërcënuar këshilltarët socialistë me qëllimin që të votonin pro shkarkimit të Veliajt nga drejtimi i bashkisë.
Sipas tij, kreu i PS i ka kërcënuar duke kujtuar një shprehje të para disa viteve drejtuar Veliajt, kur ai tha “Erion Veliaj një ditë do të varet te një nga pemët që ka mbjellë”.
Ai zbuloi se këshilltarëve të PS u është thënë “ashtu si ai, ju do të vareni te pylli orbital” në rast se do të dështonin në përmbushjen e kërkesës.