Dreka e fundit e Zhejit/ Ky është restoranti ku gazetari po drekonte me familjen

0

Gazetari dhe analisti i njohur shqiptar, Artur Zheji, është ndarë nga jeta sot në moshën 64-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Ngjarja ndodhi në Sarandë, ku ai po qëndronte me familjen dhe ku qëndron thuajse çdo verë në nje banesë në rrugën Butrinti.

Burime thanë për gazetën DITA se rreth orës 16:10, ambulanca mori në afërsi të Restaurant “Layos” në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji, i cili kishte probleme shëndetësore.

Fatkeqësisht, gazetari i njohur ndërroi jetë gjatë transportit me ambulancë. Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në jetën publike shqiptare, i njohur për analizat e tij politike dhe komentet në media.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu