Shkruan Ndoj Mhilli
Genocidet kundër shqiptarve shtrihen në të gjitha sferat e jetës së kombit tonë, mirëpo ai kundër dijes dhe intelektualve shqiptar, që nga djegia e Voskopojës, vrasja e patriotve, intelektualve rilindas e deri më sot, ka shkaktuar dëmet më të mëdha kundër kombit tonë. Ky komplot ka mundësuar gjunjëzimin dhe rrënimin e botës shqiptare në Ballkan, më shumë se gjitha luftat e marra së bashku.
Një komplot fatal me dëme të jashtëzakonshme kundër kombit shqiptar, pas rënies së diktaturës çnjerëzore komunisto-fashiste, është goditja dhe rrënimi i shkollave dhe universiteteve – strukturës arsimore të vendit tonë nga klasa politike dhe armiqtë shekullor të kombit shqiptar. Megjithatë edhe diktatura, njësoj si pushtuesit para saj, goditi, dënoj, internoj e pushkatoj thuajse të gjithë intelektualët. Lufta ndaj intelektualve dhe njerzve të ditur në Shqipëri është e hershme dhe e lashtë, ajo zë fillë, së paku, që nga pushtimet e Dushanit të Serbisë, Perandorisë Osmane dhe Greqisë, dhe vijon deri në ditët e sotme. Nëse një vendi i godet e vret dijen dhe intelektualët, atëherë kë bërë më shumë rrënim e masakrim se ç’do të bënte çdo lloj ushtrie barbare e gjakatare. Kjo strategji synon likujdimin dhe zhdukjen përfundimtare të një kombi.
Universitetet dhe bota akademike shqiptare gjatë 34 viteve pseudo-demokraci nuk mbruan, kultivon e prodhon dije, medim kritik, punime e botime të mirfilllta shkencore, argumente shkencore, novacion e shpikje teknologjike, shkencë në shërbim të botës shqiptare dhe zhvillimit të saj politik, ekonomik, social, kulturor e shoqëror etj., por prodhon vetëm rroga për veglat, spijujt dhe argatët e sistemit, diploma, korrupsion, kurvëri, prostitucion dhe krime. Eurostat e vërteton katërcipërisht këtë që po themi, pasi e rendit Shqipërinë në vendin e dytë nga fundi në Evropë, sa i takon investimeve në shkencë, inovacion e teknologji, që mbruan e porodhon bota akademike shqiptare dhe klasa politike.
Dyert e universiteteve, arsimit shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit, sikurse në të gjitha strukturat e shtetit shqiptar për hirë të së vërtetës, janë mbyllë për njerëzit e aftë dhe të ditur, patriotët, madje dhe për ata që kanë përfunduar universitete e doktoratura në universitetet më të mira të Evropës dhe botës perendimore. Sistemi dhe struktura arsimore e shtetit shqiptar nuk i ka qasë, as nuk i ka dashur, gjatë këtyre 34 viteve, njerzit e ditur dhe të aftë, që prodhojnë dije, mendim kritik, studime, botime shkencor, novacion dhe teknologji. Për hirë të së vërtetës në universitete dhe botën akademike shqiptare u përfshinë njerëzit e sistemit, spijujt e diktaturës fashisto-kouministe dhe fëmijët e tyre, dashnoret e rektorve, bandave, politikanëve dhe krimit të organizuar, por jo individët e aftë, të ditur dhe me vizion kombëtar dhe perendimor.
Arsimi në vendin tonë ka funksionuar gjatë 34 viteve si një domen dhe rreth vicioz, labirnth i mbyllur, sikurse të gjitha fushat jetike të shtetit shqiptar, ku askush që nuk ishte vegël e këtij sistemi kundër-shqiptar nuk mund të bëhej as pedagog, as dekan e as rektor. Madje as nënpunës i thjeshtë. Arsmi u bë domen punësimi i veglave të këtij sistemi, krimit të organizuar, klasës politike, e jo tempull dije dhe zhvillimi për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Shkollat dhe universitetet – struktura arsimore e shtetit shqiptar nuk i shërben farkëtimit të modelit të qytearit shqiptar as të vërtetës shkencore dhe universale. Ajo nuk mbruan një qytetar me vlera kombëtare dhe parime perendimore të së ardhmes. Arsimi shqiptar nuk ushqen, nuk mbrun as nuk përcjell atdhedashuri dhe qyteatri, përkundrazi mbrun e prodhon njerëz të korruptuar, hajduta, maskarenj kurva dhe lavire kundër-shqiptar, spijuj dhe tradhtar. Ndërkaq, tekstet shkollore dhe universitare nuk mbrujnë atdhedashuri, sepse ato kultivojnë, jetësojnë dhe publikojnë pa frikë e pa turp teza kundër-shqiptare; të tilla si, gjuha shqipe është shkruar vonë, gjuha shqipe është huazuese e gjuhve të huaja si greqishtja, latinishtja, turqishtja, aq sa sipas tezave të tyre gjuha shqipe thuajse nuk ekziston, sepse fondi burimor i leksemave të saj, u falet, jepet e dhurohet padrejtësisht gjuhëve që përmendëm, kur në të vërtetë gjuha shqipe është trashëgues e pëllazgjishtes dhe ilirishtes nga ku burojnë edhe greqishtja e vjetër, latinishta dhe italishtja. Paçka se nuk mëtojnë të zbulojnë e të thonë të vërtetën, së pari për fenikasit shpikësit e alfabetit, shkrimit, dhe popujt e detit, së dyti për etruskishten dhe fiset e lashta pëllazgo-ilire dhe së treti për gjuhën shqipe. Përkundrazi së bashku me struturën arekologjike dhe historianët heshtin, fshinë e zhdukin çdo gjurmë të botës shqiptare. Madje, çuditërisht kanë një ngut të nveritshëm që të bindin shqiptarët, të budallallepsin ato, me tezat e tyra pansllave, pangreke dhe panturke. Për turp e për faqe të zezë të tyre sillen e veprojnë sikur nuk i kanë lexuar rilindasit apo edhe autorët, gjuhtarët perendimor apo Petro Zhejn dhe shkrimet e tyre, që flasin për lashtësinë e shqiptarve. Madje këtë të fundit, siç thotë Përparim Kabo, e sulmuan e ndëshkuan sa qe gjallë për shkak të tezave të tija gjuhësore, derisa u detyrua të shpall veten si Hamleti, budalla. Mos vallë ndokush mendon se ata veprojnë në mënyrë të tillë sepse nuk i kanë lexuar dhe nuk e dinë të vërtetën?? Kushdo që e lexon kështu realitetin, është bashkëpuntor i tyre: argat e spiju, tradhtar i atdheut dhe interesave të tij. Ata e i kanë lexuar rilindasit por edhe autrët e huaj që flasin për lashtësinë e gjuhës shqipe, mirëpo ata hedhin, shkruajën e publikojnë teza të tilla kundër-shqiptare me vetëdije të plotë dhe në shërbim të Serbisë, Greqisë, Turqisë apo Italisë, me qëllim final zhdukjen e do gjëje që flet dhe dëshmon lashtësinë e gjuhës shqipe dhe shqiptarve në këto troje. Pavarsiusht se këtë të fundit sot për sot nuk e shqetëson shumë lashtësia e gjuhës shqipe por hegjemonia politike mbi të. Një dukuri e tillë nuk ndeshet në asnjë vend të botës. Po të ngresh teza të tilla në Serbi e Greqi, të vrasin, ata s’kanë kohë fare të të dënojnë për tradhëti kombëtare. Kësisoj shqiptar mos u mashtroni kjo nuk është rastësore, por strategjike dhe qëllimore për zhdukjen dhe eleminimin e gjurmëve të lashta të shqiptarve, kujtesës historike dhe çdo gjëje që flet shqip. Gjuha shqipe ka mbijetuar fal studiuesve perëndimor, si Gustav Mayer, Lambertz etj., të cilët i kanë dhënë një farë vendi të merituar gjuhës sonë në rrafshin e gjuhëve indo-evropiane, në fakt pëllazgjike. Në të kundërt do ta kishin mohu e zhduk fare nga ftyra e tokës.. Sidoqoftë edhe ata i kanë qëndruar versioneve zyrtare akademike të stisura evropiane, pangreke.
Në këtë kontekst në tekstet shkollore, në leksione dhe në studime nuk flitet për qëndresat epike të shqiptarve ndër shekuj, as për fitoret epike të Filipit në betejën e Karoneas më 2 gusht të vitit 338 PK dhe Aleksandrit të madh kundër të ashtëquajturve grek, as për luftrat dhe genocidet që kanë bërë mbi ne fqinjët tanë Serbia, Greqi dhe Perandoria Osmane, e cila ka shkaktuar masakrat, genocidet dhe shfarosjen më të madhe mbi kombin dhe popullin shqiptar. Madje nuk guxojnë të përdorin fjalën genocid a shfarosje. Natyrshëm shtrohet pyetja po përse? Kjo bëhet me qëllim që mos të mbruhet e kultivohet vetëdija kombëtare, nacionalizmi i moderuar dhe shqiptari atdhetar i së nesërmes, i cili duke qenë i vetëdijshëm për të këqijat që i janë bërë do të mbruj e kultivoj atdhetarinë dhe dashurinë për farën, gjakun, zakonet, traditat kulturën dhe atdheun e tij, duke refuzuar prerazi armiqtë shekullor dhe interest e tyre. Asgjë nuk është rastësore, por thellësisht strategjike. Kujt i shërben kjo qasje e botës akademike shqiptare? Serbisë, Turqisë, Greqisë e Rusisë e ndonjë rast edhe Italisë – latinishtes. Kushdo që ju thotë të kundërtën dijeni se është argat, spiju dhe tradhtar i kombit shqiptar, dhe shërbëtor besnik i armiqve të tij të vjetër dhe të rinjë…
Sipas historigrafisë sonë ilirët dhe shqiptarët gjatë gjithë historisë thuajse nuk kanë bërë asgjë, as ndërtime, as alfabet, as shkrime por vetem kanë ngrënë e dhjerë si qirakë te grekët dhe latinët. Ata janë shpellarë të pa zhvilluar dhe të pagllendur. A ka psikopat që mund ta përtyp këtë logjikë, që ndërtuesit e lashtë pëllazgo-ilirë, që gjurmët e tyre gjenden edhe në ndërtimin e murit kinez, s’kanë lënë asgjë nga pas?!!! Sigurisht që jo. Popullsitë dhe qyterimet edhe më të parpambeturat kanë lënë gjurmët dhe dëshmit e qytetrimit të tyre. Pra përveçse kanë hangër e dhjerë kanë bërë edhe ndonjë kasolle a vizatim në shpella. Studimet perendimore sot e nxjerrin gjuhën shqipe 6000-8000 vjeçare. Me të dal ky studim, ra heshtja dhe zia në qarqet tona universitarsitare dhe akademike. Në vend që të kundërshtonin armiqtë e Shqipërisë, këtë tezë që dërmon e rrëzon gjithë masakrimin e tyre mbi kombin, gjuhën historinë dhe lashtësinë tonë, për faqe të zezë të tyre, të parët që kundërshtuan këtë tezë ishin akademikët dhe studiuesit tanë. Mirëpo, Linin në Pogradec dëshmon një nga vendbanimet më të lashta në Evrop, që shkon në të njëjtën lashtësi. Këta gjallnuesit e Linit a kanë fol ndonjë gjuhë sipas akademikëve tanë? Po t’i pyesni do të thonë: po kanë fol, greqisht. Sigurisht që kanë folë pëllazgo-ilirisht. Aty s’ka koloni greke si në Durrës, Apoloni etj. Këtë nuk e shpikin dot në kushtet e sotme, se po të ishte para disa viteve të jeni të bindur se do ta bënin. Mirëpo ata që kanë zbuluar Linin, dinë të vërtetëtën historike dhe po u japin shqiptarve më në fund, edhe pse me vonesë, atë që ju takon: vendin e merituar në historinë e njerëzimit. Kur Borana, Evropa kaloj periudhën e akullnajave, ku u strehuan dhe përfunduan ata që shpëtuan? Në Gadishullin Pëllazgo-Ilir. Atëherë natyrshëm lind pyetja kush e ripopulloj Evropën, Boranën? logjikisht atë që mbijetuan në këtë gadishull. Sidoqoftë leksema Boranë vjen nga gegnishtja borë. Pika që nuk u bie argtëve, spijujve dhe anti-shqiptarve me tituj shkencorë sa qethi. Kur ka ekzistu durrësi si një nga qytetet më të lashta dhe të zhvilluara të botës antike, fjala grek nuk ka ekzistu e para e punës, madje as grekët përveç një fisi pëllazg, degzimi i fiseve të tjera pëllazge, që u quajt Helen. Argatëria, tradhëtia kombëtare dhe spijunlleku në këtë vend janë kriter i lartë etik e moral e jo turp njerëzor e kombëtar. Siç thotë një fjalë e urtë popullore: marrja nuk iu banë ma varrë.
Arsmi shqiptar ka pas si qëllim gjatë 34 viteve të farkëtoj një shqiptar pa atdhedashuri, pa nacionalizëm, pa trashëgimi historike dhe kulturore, në mënyrë që kjo kastë e gjithë shtetit shqiptar vegla dhe spijuj të fuqive kundër-shqiptare ta qëverisin, ta shpoullojnë e ta rrënojnë përfundimisht botën shqiptare. Në të kundërt sikur arsimi shqiptar të kishte farkëtuar atdhedashurinë për farën, rracën, zakonet, traditat, gjuhën dhe historinë, natyrshëm do të kishte lind qyteari shqiptar nacionalist, i cili do të ishte përballë me këtë kastë politiko-shtetërore të korruptuar, spijune, tradhëtare dhe kundër-shqiptare. Pra, si rezulta shqiptari do të kishte refuzuar veglat dhe spijujt e Serbisë, Turqisë, Greqisë, Iranit etj., që flasin shqip. Pushtimi 600 vjeçar do të kishte marr fund tashmë. Mirëpo gjatë 34 viteve kemi pa sulme e mbrujtje të tezave e mendimeve kundër traditave, zakoneve, Kanunit dhe çdo gjëje që na bën të jemi shqiptar. Kësisoj kanë farkëtuar dhe prodhuar një qytear dhe një shqiptar pa fizionomi kombëtare, pa dinjitet kombëtar, pa farë e pa fisë shqiptar – një spiju, tradhëtar “a globalist” që u dorëzohet interesave të armiqve të tij shekullor. Nga kjo kuptohet se shteti shqiptar gjatë 34 viteve pseudo-demokraci, në fakt pushtim, është armiku më i madh i Shqipërisë, kombit shqiptar dhe i gjithë atyre që e ndjejnë veten shqiptar. Ai ja kalon për nga ligësia, keqbërja, dredhia dhe tradhëtia kombëtare edhe pushtuesve shekullor.
Strategjia e jetësuatr me sukses gjatë 34 viteve ka qenë deviza: një popull i paarsimuar dhe i paditur është lehtësisht i qeverisëshëm dhe i sundueshëm. Për ta arritur qëllimin, sllavët, grekët dhe turqit, na kanë kapur e zaptuar gjithë strukturën arsimore shqiptare, sidomos atë universitare dhe akademike, duke bërë që tezat e tyre të jetësohen, shkruhen e publikohen nga shqipo me tituj akademik. Turqia në këtë kontekst ka interesë që të fsheh genocidet mbi shqiptar, si dhe lavdinë e luftrave herokie të Gjergj Kastriotit dhe shqiptarve për liri. Gjithashtu, i intereson shtrirja e hegjemonisë së saj në Shqipëri dhe ballkan, nëpërmjet përdorimit të fesë për politikë – miklimeve fetare të shqiptarve dhe asimilimit të shqiptarve që nga Bosnja, Serbia, Kosova e Maqedonia në turq, e më pas në minortitete turke. Kjo strategji turkomane ka shekuj që jetësohet në dëm të shqiptarve mysliman e të krishter qofshin ato. Kurse dy të parët kanë qëllim final zhdukjen dhe eleminimin e kombit shqiptar. Veprimet neo-otomane po ju shërbejunë në mënyrë të jashtëzakonshme edhe qëllimeve pansllaviste dhe greke. Bashkëpunimi mes tyre ka qenë i hershëm dhe vazhdon sot e gjithë ditën të jetësohet në dëm të shqiptarve. Kushdo që e mohon ka dy arsye: ose është i paditur ose është spiju e tradhëtar. Ndërkaq, qëllimi i gjithë kësaj startegjie dredhake dhe djallëzore ka qenë të mos lejohet të prodhohet mendim kritik, shkencë, dije e kulture që mud të zgjoj popullin nga gjumi letargjik dhe skllavëria ku ka rënë, si dhe të pengohet ndezja e shkëndijave të atdhedashurisë ndër shqiptar. Skllevrit në padije mund të mbahen skllevër në përjetësi. Skllevrit përpara së të pranojnë të çlirohen nga skllavëria së pari dhe mbi të gjitha duhet t’i ndriçosh, iluminosh mendërisht. Këtë strategji kanë ndjek pushtuesit osman, duke mos lejur gjuhën dhe shkollat shqipe.. Po kështu veproj edhe Greqia pak më vonë. Lufta kundër gjuhës shqipe, dijes, shkencës, zakoneve, traditave, kulturës e botës shqiptare është mjaft e hershme dhe fatkeqësisht vazhdon të jetësohet edhe në ditët e sotme. I vetmi institucion shqiptar që ka da dalë kundër kësaj zhdukje të kujtesës histrorike ka qenë Top Chanl, Martin Mema, i cili me ciklin e emisioneve të tij “Gjurmë shqiptare” ka mposhtur pushtuesit, universitetet, Akademin e Shkencave të Shqipërisë, SHIK-un dhe gjithë argtët dhe spijujt e tyre të shtrirë përthellë qelizave të shoqrisë shqiptare. Meritojnë mirnjohje dhe lavdërime të mëdha, të paktën le t’u japim për aq sa mundemi dhe na takon meritat historike të jashtëzakonshme që ju takojnë në këtë drejtim dhe në këtë luftë me BIAN serbe dhe Asfalin greke dhe inteligjencën turke dhe shqiptarët që punojnë për ta e flasin shqip kudo në institucionet tona. Puna e tij shpeshherë i ka bërë armiq të fuqishëm dhe sulme të pafundme, duke iu vendos jetën në rrezik. Prandaj meritojnë falenderimin dhe lavdrimin e shqiptarve për atë pishtar shqiptarie në mes të territ dhe anti-shqiptarizmit. Pavarsisht të metave që ka si television atë që ka merit duhet t’ia njohim.
Atëhërë natyrshëm lind pyetja çfarë i dallon këta të klasës politike 34 vjeçare dhe botën akademike shqiptare nga pushtuesit? Asgjë. Nga kjo kuptohet se ne jemi ende nën pushtim, ndryshimi i vetëm nuk duken askund në horizont ushtritë pushtuese as barbare. Barbarët nuk na erdhen nga priteshin por i kishim këtu në vatrat tona, njësoj si te romani “Në pritje të barbarve”. Thjesht ka ndryshuar metodika e pushtimit, ama pushtuesit janë po ata të vjetër e të rinjë. Mjerisht një pushtim i padukshëm është shumë më i rrezikshëm sesa një pushtim i dukshëm – me ushtri. Në një pushtim me ushtri kurdoherë popujt ngrenë krye, mirëpo në një pushtim të padukshëm pushtimi mund të zgjasë përjetësisht.
Studentët shqiptar nuk dalin nga dyert e universiteteve me aftësi për të dhënë mendime kritike dhe shkencore, ata qëllimisht nga stafet akademike mentorohen për t’u bërë thjesht lexues dhe përcjellës të verbër të tezave, studimeve, leksioneve të pedagogve dhe studiusve mediokër të këtij sistemi, por jo mbartës dhe prodhues të argumenteve, mendimeve të tyre kritike dhe shkencore. Ata janë thjeshtë ca magnetofon që inqizojnë, mësojnë e mbajnë përmendsh atë që ju thuhet, por të paaftë të krijojnë mendime, argumente, kritika, botime dhe teza shkencore vetjake. Në funksion të këtij qëllimi studentët që vinë nga jashtë, vendet perendimore, iu mbyllen dyert, duke qenë se nuk e kontrollojnë dot mendimin dhe produktin e tyre shkencor, i cili del jashtë devizës së tyre të tradhëtisë kombëtare. Në vend që të dalin nga universitetet të pajisur me dije, njerëz e qytetar të lirë, që ndërtojnë të tashmen dhe të ardhmen e botës shqiptare, në fakt studentët e universiteteve tona dalin së pari njerëz të dhunuar, nën thundrën e metodave skolastike a koumniste, quajeni si të doni, dhe me problem psikike, ku s’ka vend fare të flitet për paaftësinë e tyre profesionale a shkencore. Kjo dhunë skolastike ushtrohet sidomos në universitetet e qyteteve tona, në periferi; Tirana paraqitet më lehtë në këtë aspekt. Duke krijuar në këtë mënyrë skllavin model të së nesërmes, në shërbim të kastës politikë rrënimtare – pushtuesve që flasin shqip, por që falen e përfalen si asket në Serbi, Turqi, Greqi etj.
Në këtë kontekst dua të ndërmend një ndodhi: dikur kur isha student në Universitet një pedagog donkishotesk, më pat thënë në mënyrë arrogante dhe kërcënuese: pse nuk ma thua plotësisht siç ta kam thënë në leksion? – Unë i thash, më fal por nuk mësoj dot përmendësh, nuk jam magnetofon. Solla këtë rast për të kumtuar se se në çfarë deregjeje dhe paaftësie është zhytur sistemi arsimor i botës shqiptare. Leksionet paçavure të pseudo-pedagogve duhet të mësohen përmendësh si vjershat e Fishtës dhe Naimit apo si 10 urdhërimet e Zotit. Paaftësia korrupsioni dhe padrejtësia nuk janë plotësisht të paverifikueshme. Kushdo pedagog që ka ngel 50%, 60% apo 70% të studentve duhet të largohët urgjentisht nga universiteti dhe bota akademike. Dy janë arsyet e kësaj çudije donkishoteske ose ai apo ajo është e paaftë të përçoj dijen ose ai apo ajo është e korrptuar dhe kërkon lek e favore seksuale për të dhenë nota kaluese studentëve.
Sistemi arsimor, universitetet shqiptare në vend që të prodhojnë dije, mendim kritik dhe shkencor, prodhon njerëz të korruptuar, të paaftë dhe të deformuar moralisht, psiqikisht dhe shpirtërisht. Madje nxjerrë studenta që nga dhuna psikologjike e ushtruar nga pedagogët kanë nevojë jetike trajtimin nga psikologët. Struktura arsimore shqiptare ndydhë, ndëshkon dhe vret mendimin shkencor, kritikën shkencore, shkencën, intelektualin dhe mbi të gjitha, dijen, të vërtetën dhe lirinë. Liria është armike e botës arsimore, akademike dhe universitare shqiptare. Në të tilla kushte, natyrshëm lind pyetja: çfarë prisni nga brezi i ri, nga studentët që për të marrë provimet paguajnë para profesorve ose hapin shalët në sedilje makinash a hotele? Mos vallë ndokush pret që nga këta të dalin njerëz të ndershëm e të pa korruptuar? Normal që jo. Nëse materializmi dhe korrupsioni është model dhe kulturë universitare e akademike, atëhere si prisni që shoqria shqiptare të prodhoj shkenctarë, intelektual, lidër, politikanë, shtetar të ndershëm dhe njerëz të lirë??!! Vetëm budallenjtë mund të kenë pritshmëri të tilla. Vallë si mund të pritet të lind e mira nga e keqja?!! Këtë mund ta pres vetëm një popull që ka degraduar si ky i yni dhe është zhytur në ligësi dhe terrë, opskurantizëm mesjetar. Në të tilla rrethana është jetike reformimi i thellë i gjithë strukturës arsimore të Shqipërisë. Ndryshimi e përmirësimi i ligjeve kohë pas kohe nga qeveritë e ndryshme nuk sjellë kurrfarë dobie, përkundrazi thjesht huton e ngatërron edhe më shumë njerëzit, studiuesit, qytetarët, botën akademike – gjithë strukturën arsimore në vend. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e ligjeve, por nga mungesa e burimeve njerëzore vullnetmira për ta zbatuar e jetësuar ato. Në të tilla rrethana së pari duhet të dalin jashtë strukturës arsimore ata që e kanë rrënuar për 34 vite arsimin dhe pasatj Rama të ndryshoj e përmirësoj ligjet. Në të kundërt kemi të bëjmë me makiazh estetik por jo me ndryshim e përmirësime cilësore e thelbësore dhe të dobishme për arsimin dhe vendin tonë.
Nga ana tjetër shqiptarët duhet të dinë se pedagogët dhe universitetet janë në mardhënie të ngushtë me krimin e organizuar. E dini ju shqiptar të dashur se shumica e pedagogëve në universitete dhe mësuesit në gjimnaze a kudo tjetër emrohen e atashohen nga bandat dhe grupet kriminale që kanë zaptuar jetën e qyteteve dhe qytearëve shqiptar? Gjithashtu, e dini ju se konviktet e universiteteve janë zaptuar e menagjuar nga bandat dhe krimi i organizuar gjatë 34 viteve. Aty grupet kriminale kanë dhunuar, rekrutuar e përdhunuar mjaft vajza, shumica e të cilave kanë përfunduar prostituta??? Të gjithë e dinë, të gjithë e kanë ditur ama Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, Shërbimet Sekrete – e gjithë struktura shterore ka heshtur. Se mos ndokush mendon se është rastësore dhe nuk kanë qenë në dijeni? Ai që mendon kështu është budalla. Vallë përse kanë heshtur?? Sepse bandat dhe krimi i organizuar në Shqipëri nuk është asgjë tjetër përveç se disa servilë, vegla dhe argatë të klasës politike anti-shqiptare, që flet shqip në palament.
SPAK-u këto duhet t’i hetoj dhe duhet të pastroj strukturën arsimore të Shqipërisë nga veglat dhe llumi satanik kundër-shqiptar, që i ka zënë frymën jetës, shkencës, të vërtetës, dijes, zhvillimit dhe lirisë në këtë vend. Struktura arsimore në vendin tonë, sikurse çdo fush tjetër e shtetit shqiptar, nuk është asgjë tjetër përpos tok e xanun dhe kap ça të kapësh. Shqiptarët duhet të dinë se ka arsimtar, pedagog dhe profesor që janë argat, spijuj, njerëz të botës së krimit, vrasës, kapobanda të lidhur me segmentet më të rrezikshme të krimit të organizuar kombëtar e ndërkombëtar.
Në mjaft raste vajza dhe djem janë sulmuar, anatemuar, kërcënuar, prostituar, madje dhe vrarë në pusi nga përçuesit e dijes, në fakt nga spijuj komunizmi, nazi-fashizmi, njerëz të lidhur me krimin e organizuar, vegla të politikës dhe sistemit kundër-shqiptar. Mirëpo, Kryeministri, u orvat t’i mbronte para disa kohësh, këta kriminel, hora, lavire dhe maskarenj me diploma dhe tituj shkencor dhe akademik, që janë më të ndyrë e kriminal sesa shumë të burgosur me 8 klasë shkollë. Sigurisht jo të gjithë. Dihet se, sa më i ditur të jetë njeriu aq më i madh është faji dhe mëkati që bën. Një njeriu të padije i falet shumëçka, sepse ai vepron instinktivisht në kushte mbijetese, ndërsa një i arsimuar mirë vepron me vetëdije dhe logjikë të hollë përllogaritëse. Është më turp të jesh pedagog i korruptuar sesa të jesh drogagji. Pavarsisht se ne si shoqëri nuk e di nëse kemi a quajm turp pandershmërinë dhe përfitimet e pandershme dhe të paligjshme. Ne e kemi kthyer në model kulturor, shoqëror dhe kombëtar përfitimin e pandershëm me korrupsion krime e gjithfarë pislleku deri nga më banalët. Në Shqipëri duhet të nxirren të burgosurit nga burgjet dhe të dënohen të arsimuarit, sepse të arsimuarit janë kriminelët e vërtetë në këtë vend; ndërsa të paarsimuarit, skllevrit dhe fatkeqët në duart e tyre. Turpësisht ne jemi vendi i çudirave dhe paradokseve. Rroftë e qoftë zululandi!
Këtu gjej rastin t’i bëj thirrje SPAK-ut t’i hetoj këto hulli të botës së krimit anti-kombëtar shqiptar se nuk do të ngelet pa zbulime tmerruese, të pshtira dhe të neveritshme. Kurse Rama po deshi t’i mbroj, le të shkoj në burgë me ta që t’u bej vizita e shoqëri. Mos vallë Kryeministri dhe SPAK-u nuk e di këtë gjë? Këto fenomene kriminale? Po sigurisht që i dinë. Nuk ka shqiptar që nuk i di. Madje ka pas nga ata pedagog që ua kanë thënë hapur studenteve provimi nuk merret nëse nuk jepen lek ose shumë euro ose nëse nuk vini të shikoni tavanin – hapni shalët. Këto i dinë të gjithë mirëpo – pseudo(intelektualët) me diploma e tituj shkencor sa qethi nuk kanë bëzajtë për 34 vite. Heshtja ka mbush me pare gjaku pangopësinë e tyre shtazarake dhe të pshtirë. Nuk mund ta kuptoj as pranoj asesi heshtjen përballë të keqes së një njeriu të shkolluar, aq më tepër të njerzve me tituj shkencor e akademik, që padrejtësisht quhen intelektual, kur në fakt duhet të emrohen: kriminel.. Mirëpo kjo e vërtetë e dhimshme, dëshmon se Shqipëria nuk ka pas as nuk ka intelektual që i shërbejnë të vërtetës, vendit dhe kombit, sidomos gjatë këtyre 34 viteve. Shteti i bandave normalisht që ka hesht, sepse shteti dhe krimi në Shqipëri janë një dhe e njëta gjë…. Ndërsa shqiptarët pasardhësit Piros së Epirit, Bardhylit, Aleksandrit të Madh, Gjergj Kastriotit nuk kanë bëzajtë, kafshatën e turpit e kanë përtypë me bukë, e kanë shitë e humb dinjitetin njerëzore; vranë të gjithë kotë së koti njëri-tjetrin, ama nuk e qitën një pushkë nderi kundër klasës politike dhe veglave të tyre, kundër përdhunuesve të vajzave të tyre, kundër burgosësve dhe vrasësve të djemve të tyre, kundër rrënuesve të jetës së tyre dhe familjeve të tyre. Përkundrazi, janë të gatshëm të vrasin njëri-tjetrin për klasën politike 34 vjeçare, armiken më të përbetuar kundër kombit shqiptar.
Këtu dua të ndërmend një ngjarje nga protesta e studentve në vitin 2018, një djalë i ri, student, doli në podium dhe ndër të tjera tha: ne jemi rracë ariane, rracë trimash dhe e fisme. – Unë u revoltova nga përdorimi i një teze naziste, dhe e zbrita nga poduimi, duke i thënë se ne jemi rracë muti, se po të ishim rracë e mirë nuk do të na kishin shk… nënën, masakru 34 vite, në fakt 100 vite shtet, një grup politikanësh krikminel e anti-shqiptar. Gjithashtu, i thash e di ti se cfarë ka shkaktuar ajo teza e rracës ariane? Miljona të vdekur. Ngeli disi i shtangur. E përmdna këtë se e di se mediat e kanë transmetuar live. E di se dikur dhe diku mund te përmendet kështu që po e para themi. Siç me të drejtë është shprehur më vonë edhe Dashamir Shehu: ne nuk jemi shqiponja por sorra. Kjo dëshmon se ne nuk jemi mjerisht shqiponja, as trima, as burra, as rracë e fisme pëllazgo-ilire, por korba dhe sorra, madje bretkoca të flliqta moçalesh. Aq e vërtetë është kjo sa askush nuk më gjen dot një populll tjetër nën këtë diell, që ka vra në pusi e pabesi të gjithë patriotët, nacionalistët, intelektualët dhe shqiptarët vullnetmirë, që dhanë çdo gjë për këtë vend si, Pjetër Budi, Naum Veqilhaxh, Thedor Hxhifilipii, Hsan Prishtina, Isa Boletini etj., në shërbim të armiqve shekullor Turqisë, Serbisë dhe Greqisë.
Shqiptartë shtinë pushkë e vrasin vetëm për sherre banale, ama kurrë nuk qesin pushkë të mbrojnë dinjitetin, vlerat dhe parimet e një shoqërie të tërë, e të shpëtojnë kombin. Individualist, dredharakë, dhe egoist të pshtirë. Ne nuk jemi të aftë të jetojmë në komunitet dhe të japim çdo gjë për polisin tonë, vendin, qytetin a fshatin, por shohim vetëm si e si të përfitojmë dredhisht në kurrizë të të tjerëve. Komb me prirje mercenare, kriminale dhe satanike, i dënuar nga djalli dhe i lejuar nga Zoti për t’u zhduk nga faqja e dheut. Para se të nxjerrim një lider ne të gjithë luftojmë kush e kush të dal i pari i vendit. Madje edhe kur lind një i tillë, ne i sulemi me të gjitha mjetet që ta pengojmë a rrënojmë, mundsisht ta vrasim, ama kurrë t’i bashkohemi kauzës së tij dhe ta ndihmojmë. Me këto lloj dukurish u përballë edhe Gjergj Kastrioti, i cili me shumë vështirësi ja doli të bënte një beslidhje të princave në Lezhë. Më shumë e lodhën përplasjet mes princave dhe pabesitë sesa vetë ushtritë osmane.
Ne shqiptarët mjerisht kemi karakteristikat e njeriut djallëzorë, si krenaria, mendjemadhësia, pabesia, korrupsioni, makutëria, pangopësia, përçarja dhe dëshira për të qenë i pari, udhëheqës e drejtues mbi të tjerët. Ne na mungon përvujtëria, ndershmëria dhe ndjenja për drejtësi. Mirëpo karakteristikë e jona është përçarja me njëri-tjetrin. Fjala djall simbas shpjegimeve zyrtare vjen nga latinishtja, dia, që do të thotë, dy, me nda në dysh, me dyshu, me përça. Në fakt gjykoj se vjen nga fjala shqipe dy. Na joshë pafund ndejsia me pri, me qenë i pari i fisit, i fshatit, i qytetit a vendit. Kurse njerzit që i përkasin të mirës, Zotit dhe dritës, me pri, me udhëheq, me drejtu e shohin si përgjegjësi dhe sfidë të madhe dhe nuk paraduan ta marrin këtë barrë mbi shpinë. Prandaj ata ngurojnë. Mirëpo, ne shqiptarët nuk ngurojmë, sepse vdesim për t’u mburrur e dukur mbi të tjerët, ne vritemi se kush të ulet në krye të vendit.. Kaq mjafton për me kuptu se ne jemi popull me veti djallëzore. Pra një popull i mallkuar nga Zoti për t’u përça e shpërnda njësoj si në historinë Biblike të Kullës së Babelit. Këtë e ndesh çdo shqiptar, në rrugë, në shtëpi, në familje, në farë e në fis, ku të gjithë janë të përçar, në konflikte, debate e përplasje edhe për gjërat më banale. Mos vallë mendoni se ky fenomen është rastësor ndër ne shqiptarët? Sigurisht që jo, sepse çdo gjë e ka një shkak dhe pasoj. Kur shqiptarët të kuptojnë se ku ka lind mëkati i parë, atëhere do ta kuptojnë shkakun. Mos vallë i shpjegon shqipja këto dy emra: Abel dhe Ka-n (Kain)? Abel, Aba= ba, u ba, u kriju, dhe Kain, Ka-n=ka, zotëron. Mos vallë ata ishin banues në këto troje? Ka njerëz që e dinë të vërtetën, mirëpo kurrë nuk e kanë thënë, sepse kjo e vërtetë me sa duket është mbajtur e fshehtë dhe mbahet.
Pikërisht ky karakter, arketip e ka shndërruar shqiptarin nga mbret në skllav dhe nga perandori e mesdheut në 28 mijë kilometër katror. Pra siç thotë Fishat i madh ma parë ban nji thes me pleshta bashkë se dy shqiptar nji mendje. Të gjithë vrasim njëri-tjetrin për të pri, për krytarllëk e pari, mirëpo kurrë nuk janë të gatshëm të luftojnë e vdesin për humanizëm, për fqinjin, shoqrinë dhe komunitetin a kombin e tyre. Armiqtë s’kanë nevoj të na vrasin fare, sepse me pak strategji dhe dredhi, mundësojnë që ne të gjithë të vrasim njëri-tjetrin. Mjafton që ata të mbjedhin një togëfjalësh në mendjet e smura të shqiptarve: pse nuk të bën prijës a drejtues?! Me të drejtë Migjeni thotë se mjafton që tempratura të mos kaloj 41 gradë, se çfarë ndodh në hije e në terrë, nuk na cënon moralin, burrërinë dhe trimërinë e shtirur dhe hipokrite shqiptaruce.
Në rrethanat që gjendet vendi ynë, është urgjet reformimi i të gjithë shkollave dhe universiteteve, strukturës arsimore të Shqipërisë. Gjithashtu, nxjerrja jashtë institucioneve publike dhe shtetërore të të gjitha burimeve njerëzore 34 vjeçare që i kanë shërbyer me besnikëri argatëri, spijunëllek këtij sistemi satanik, kundër-shqiptar dhe kundër-njerëzor. Ne duhet të përçëndrohemi tek dija dhe kultura sikurse japonezët e jo tek notat dhe fasadat sikurse ne shqiptarët. Ne kemi jetike jetësimin e një modeli të ri arsimor, akademik dhe kulturor sipas atij japonez. Gjë që na shkon përshtat edhe me kulturat tona të ngjashme zakonore – kanunore, arketipin e qytetarit të mbrujtur ndër shekuj, që nga lashtësia. Sulmet ndaj çdo gjëje që flet shqip kanë një objektiv final: zhdukjen e kombit shqiptar.
Të gjitha burimet ekonomike shoqërore e shtetërore duhet t’i përqëndrojmë urgjentisht te sistemi arsimor shqiptar në mënyrë që të mbruhet dije, shkencë, novacion dhe teknologji. Një gjë është e sigurtë se pa u reformuar gjithë sistemi arsimor shqiptar nuk do të ketë zhvillime pozitive politike-ekonomike-sociale, dije, kulturë, arsim, shkencë dhe teknologji në këtë vend. Pa arsim dhe dije s’ka asgjë, të gjitha rrugët e zhvillimit dhe përparimi shoqëror e individual të një vendi, kombi a qyterimi, kalojnë nga arsimi, dija dhe intelektualët. Mirëpo mjerisht Shqipëria dhe kombi shqiptar s’ka intelektual por ka vetëm hajdutë, tradhëtar dhe spijuj që vetquhen të tillë. Prandaj jemi në këtë deregje. Bota perendimore është zhvilluar nga intelektualët e jo nga politikanët. Këta të fundit në rastin më fatlum të shoqrisë njerëzore, thjeshtë kanë përdorur, “përvetësuiar”, mishëruar e jetësuar idetë, mendimet, tezat, vizionet e intelektualve për shoqrinë e tyre dhe botën. Mirëpo mjerisht ne nuk kemi pasë as sërë itelektualësh as sërë politikanësh, madje gjatë këtyre 34 viteve as sërë patriotësh, që të bashkoheshin bashkë a pikëtakoheshin e të jepnin një sinergji zhvillimi ose kundërshtije dhe përplasje intelektuale për shpëtimin e zhvillimin e këtij vendi. Heshtja e intelektualve përballë së keqes dhe rrënimit kombëtar, është më e rëndë dhe më e dënueshme sesa gjithë bëmat kriminale të politikanëve.