A e sulmoi Fatmir Xhafa kryeministin Rama per llogari te Erion Veliajt ne Der Spiegel?

0

Shkruan Elvi Fundo

Kjo foto eshte publikuar ne 22 korrik.
Me Walter Mayer gazetarin e Der Spiegel qe se fundi erdhi ne Shqiperi me nje artikull te forte kunder kryeministrit Rama. Ai takoi disa politikane por edhe shume shume pak gazetare.
Shume degjova e diskutova me Mayer qe e njihte Shqiperine me mire se ne.
Ne artikullin e tij me pertej gjerave qe shpesh i themi edhe ne cdo dite, kishte dy paragrafe mjaft te rendesishme.
Paragrafi i pare:
Sa më popullor bëhet jashtë vendit (Rama), aq më shumë rritet zemërimi në mjedisin përreth tij. Ata në rrethin e brendshëm, që dinë shumë dhe do të rrezikonin shumë, flasin vetëm me garancinë e anonimatit.
Paragrafi i dyte:
Shkrirja e interesave politike dhe mediatike me ato të kriminelëve dhe oligarkëve” – kështu funksionon sistemi Rama, thotë një ish-pjesëtar i qeverisë që këmbëngul të mbetet anonim: “Të gjitha këto po ndodhin me bekimin e BE-së dhe SHBA-së. Nuk ka asnjë tender publik që të mos përfundojë në rrethin e tij të zgjeruar. Në thelb, Rama e çoi të gjithë vendin në krim. Shqipëria është tani një rast studimor për korrupsionin, e megjithatë Rama i zgjuar arrin të gjejë njohje në Perëndim.
Keto dy paragrafe flasin shume. Sidomos kur dalin nga brenda llojit, nga nje gjuhe politike qe synon goditjen e kryeministrit per interesat e dikujt qe e ka lakun ne fyt.
Ky eshte Erion Veliaj dhe kete lloj artikulimi e gjen shpesh tek gjuha konfidenciale e Fatmir Xhafajt.
Gazetaret se tregojne burimin por ky eshte rasti kur burimi ben Muuu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu