Shijoje…

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Shijoje…

Ngi jam, s’po dua me ditë përtej,
Mbetesh gjithmonë siç ishe dhe je,
Vashdo atë fill deri n’fund mos e lër,
Mbushur plot, me potencë n’potere.

Atë moment, kokën që ktheva pas,
Ç’ka pashë që atëherë qe bollshëm,
E pse me zor bindjen e binda t’shohë,
Rrugën që çon pluhur dhe e dreqosur.

Në hendek t’sajuar, kufi n’kapërcyell
Mbete i kapur, djallëzor peng brejtës,
Shijoje kënaqësinë që fitove si grykës
Gëzo dhuratën, peshqesh bërë vetes.

Mendsia ime e lirë, ska cak n’rrugëtim,
E gëzon shpirti atë që i vjen natyrshëm,
Ashtu si foshnja n’prehërin e nënës vjen
Në derën e jetës, më përcjellë oksigjen!

Mjaftueshëm jam e kam, dorën e paqtë,
Në këtë jetë me u gëzu me atë që mbajë.
Brenda, zemra qeshë po me vetë shpirtin
Mbartë atë t’lume, të shtegtimit mbi urti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu