Nesër në Tiranë Antony Blinker!

0
Shkruan Zef Ndreka
Sigurisht që vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, nesër në Shqipëri është një hap tjetër i rëndësishëm në formimin e marredhenjeve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.
Vizita një ditore, ose më saktë disa orëshe në Tiranë do të jetë një ditë e ngjeshur për të dhe shumë përcaktuese në zhvillimet e ardhshme, në një zonë të traguardo nga konfliktet serbe në Kosovë dhe Bosnjë.
Fokusi kryesor i kësaj vizite, pritet të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.
Antony Blinken do të takohet me Presidentin e Shqipërisë z.Bajram Begaj, dhe me kryeministrin socialist Edi Rama. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit do të zhvillojë takime me disa të rinjtë pranë mjediseve të Piramidës, të cilët kanë zhvilluar programe të ndryshme nga investimet shqiptaro-amerikane.
Pritet që Antony Blinker, të takojë edhe kreun e SPAK-ut, z.Dumani.
Një mundësi kjo, e pa preçedent në vendet demokratike, por që gjithsesi, tregon mbështetjen e fortë amerikane për drejtësinë e re në Shqipëri.
Mbështetja për SPAK-un, sigurisht është thembra e Akilit dhe mundësia e vetme për shqiptarët që të besojnë se Drejtësia mund të bëhet në këtë vend dhe se pa ndëshkueshmërisë i ka ardhur fundi.
Mbase do të ishte e udhës, që Sekretari i Shtetit Amerikan të takonte edhe pjesë nga opozita, por pasi si shtet demokratik e di më mirë se asnjë vend tjetër si funksionon demokracia.
Gjithsesi, do presim edhe çfarë mesazhi do të ketë për të…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu