Shkruan Dr. Ndoj Mhilli
Sëpari gjej rastin t’i shprehë ngushllimet me të sinqerta familjes së Martinit të gjorë dhe të gjithë fatkeqëve si ai! Ndërkaq, unë dua t’i kërkoj falje familjes së Martinit të ndjerë dhe çdo familje tjetër shqiptare që vuan të njëjtat pasoja: na falni ne pseudo intelektualëve që dështuam të prandalonim mbërritjen e shoqërisë shqiptare në këtë deregje! Megjithëse unë nuk guxoj ta quaj veten as intelektaul e as pseudo intelektual.
Që nga lashtësia qenia njerëzore, shoqëritë njerëzore kanë krijuar modele heronjësh në mënyrë që shoqëria t’i ndjek e huazojë ato. Modele të tilla ndeshim që te Epi i Gilgameshit, Iliada e Homerit nëpërmjet personazheve të tilla si, Gilgameshi, Hektori, Akili, Odisea, apo në epin tonë te Cikli i Kreshnikëve – Gjergj Elez Alia. Karakteristikë e gjinisë epike është krijimi dhe farkëtimi i modelit të herojt, i cili do t’u shërbejë brezave që vinë për të pasur busullën e modelit të herojt, të cilit duhet të përpiqen t’i ngjajnë në veprime heroike dhe virtyte në mjedisin ku ata jetojnë.
Kësisoj pyetja që lind vetiu është se çfarë modeli ka frymëzuar, mbrujtur, prodhuar dhe krijuar shoqëria shqiptare? Një përgjigje e shkurtër është se, ne sidomos gjatë këtyre 34 viteve, kemi krijuar modelin e anti herojtë, modelin e njeriut pa vlera dhe virtyte njerëzore. Pra modelin e gangsterit, të fortit, mafiozit, banditit, hajdutit, servilit, të korruptuarit, të pa besit, bishtënuesit dhe dredhakut – të ligut. Nisur nga këto karekteristika kuptohet që ne jemi një shoqëri e mbërthyer dhunshëm për fytit nga e keqja. E keqe e cila është frymëzuar, mbrujtur, krijuar dhe prodhuar më së pari nga klasa e korruptuar politike dhe liderit e fortë diktatorë që kanë qeverisur dhunshëm dhe masakrueshëm shoqërinë shqiptare që nga Zogu, Enveri, Berisha, Nano, Meta, Rama etj. Që nga këtu kuptohet se ne jemi një shoqëri e dhunshme që jepet pas njerëzve të fortë, liderve me natyrë diktatoriale. Më këtë logjikë të modelit të dhunës që kemi mbrujtur dhe krijuar shkojnë edhe vrasjet e minorenve dhe të rinjëve që janë shtrirë në të gjithë shqipërinë që nga Tirana, Korça, Fieri, Shkodra, etj.
Vrasja e 14 vjeçarit, të ndjerit Martin Cani është një krim, i cili ka tronditur të gjithë shoqërinë e degraduar shqiptare, e cila në fakt është bashkëfajtore në këtë tragjedi. Mirëpo askush nuk përmend vrasjen e djalit 15 vjeçarë në Shkodër, i cili ishte në një farë mënyrë shpresa, shpëtimi dhe drita e familjes së tij. Vdekja e tij me shumë gjasa do ta zhysë në mjerim atë familje, për shkak se i jati dikur kur po ikte në Greqi si emigrant, policia dhe ushtria e zezë greke e kapi gjatë rrugës dhe e rrahu aq keq sa që e la me problem të paaftësisë mendore për të gjithë jetën. Gjë që iu ka ndodhur jo pak shqiptarëve. Në rrethana të tilla i bëj thirrje shtetit dhe instancave përkatëse që t’u venë në ndihmë familjes së tij dhe familjeve të tjera të ngjashme. Fatkeqësisht plagët dhe dhimbja e këtij vendi janë aq të mëdha sa që nuk ka më as kush t’i qajë.
Mirëpo gjykoj se këtu është vendi të flasim për fenomenin dhe rrethanat që po çojnë në këto vrasje në mënyrë që të parandalohen ngjarje të tilla në të ardhmen. Kësisoj këtu do të rrekem të ceki disa. Gjë që e kam bërë dhe më herët për hirë të së vërtetës.
Mjerisht ka vite që kam fol për fenomene ku të rinjtë, vipat, këngëtarët, politikanët, administrata publike, rrjetet sociale dhe televizionet kanë krijuar në Shqipëri modelin e gangsterit, gangsteres dhe të fortit, që “fiton”, ngallënjen dhe rritet mbi kurrizin e të tjerëve nëpërmjet forcës, dhunës, pandershmërisë dhe veprimeve kriminale. Madje, në mënyrë absurd dhe të çuditshme, ai është modeli i preferuar i shoqërisë shqiptare, pikërisht ai quhet i fortë, i zoti, i aftë etj.,etj. Kjo s’do mend për derisa prototipa të tillë gjenden aty-këty në parlament që nga krijimi i shtetit shqiptarë, e sidomos që nga viti 1945 e deri më sot. Këto modele anti heroj i gjejmë sot kudo në jetën e shoqërisë shqiptare, në shkolla, gjimnaze, universitete, polici, ministri, administratë, media, biznes, akademi, artë dhe kulturë. Pra modeli i njeriut të lig, gangster e të fortë është shtrirë në të gjithë jetën e shoqërisë shqiptare, aq sa njeriu i ndershëm me vlera dhe virtyte shihet si diçka e çuditshme si një përjashtim, a devijancë e sjlljeve, qëndrimeve dhe veprimeve të kësaj shoqërie mjerane. Madje, ky prototip/anti hero, tashmë është shëndërruar në kulture, normë dhe model normal të shoqërisë sonë.
Në Shqipëri kemi këngë pafund që këndohen nga këngetarë dhe këngëtare që nxisin dhe ushqejnë krimin, dhunën, drogën, vrasjen, materializmin e shfrenuar, luksin dhe degradimin e familjes. Gjithashtu, ne kemi këngëtare që i këndojnë zogut, bythës, silikonit, cicave, luksit; ne kemi këngëtarë që i këndojnë kokainës, kuçkave dhe lavireve të këtij vendi. Ndërkaq, ne kemi këngëtare që rrahin e shterngojnë, bythët e veta në skenë tamam si në lokale striptizmi. Këta pseudo këngëtarë me pseudo tekste i këndojnë luksit, parasë, materializmit, dhunës, drogës, vrasjeve, bandave dhe krimit. Ata janë model frymzimi për lindjen e kriminelëve të rinjë, ata ndikojnë te rritja e kriminalitetit, prostitucionit, shitjen dhe trafikimin e drogës, si dhe te rritja e përdoruesve të saj. Vajzat tona duke u frymëzuar edhe nga këto soj pseudo artistësh dhe vipash i janë turrë Dubait duke punuar si eskorta që 15-16 vjeçe, gjoja se punojnë në industrinë e shërbimeve. Mirëpo, shteti shqiptarë hesht. Madje element të tij ndajnë fitimet nga këto eskorta. Para pak kohësh parlamenti i zi i Shqipërisë pengoj hetimet për këto grupe eskortash Dubai, ku ishin të përfshirë jo pak Vupsa. Gjoja se veprimtaria kriminale është bërë në një vend të huaj. Mirëpo këta qëllimisht harrojnë se, shteti shqiptarë e ka detyrim të kujdeset për çdo shqiptarë kudo që të jetë ai. Opozita heshti e po ashtu dhe media, shoqëria civile që sot zhgulë flokët e çirret si një vajtojëse. Madje heshti e gjithë shoqëria shqiptare. Fatëkeqësisht edhe shërbimet sekrete heshtin dhe nuk veprojnë për ballë rrënimit kombëtar. Pyetja që shtrohet është pse heshtin? Gjegjia është e thjeshtë fare, sepse ndajnë fitimet marramendëse mes tyre.
Në këto kushte mjerisht sot kemi mbërritë deri në atë pikë kritike sa që pinë drog 12 vjeçarët, madje ata bullizojnë shokët dhe shoqet që nuk e pinë atë. Pirja e drogës, shitja, proklamimi i saj, i forti, i dhunshmi, trimi, banditi, janë kthyer në normë dhe model për këtë brez, pikërisht nga reperat tanë, këngët dhe videoklipet e tyre tepër banale. Mjerisht askush nuk merrë masa urgjente që t’i ndalojë, jo vetëm për këto shkaqe por edhe për dëmtimin e rëndë të artit, dhe në thelb denigrimin e artit dhe artistit të vërtetë. Në të gjitha vendet normale të Europës ka filtra, mekanizma dhe hallka që i ndalojnë këto soj pseudo artistësh, që në thelb dhe në të vërtetë shumë prej tyre janë bandit, pirës dhe shitës droge, apo pjesë të eskortave, prostitucionit dhe botës së krimit. Mjerisht, po kështu 13 vjeçarët dhe 13 vjeçaret, janë hedhur në aksion kush e kush të ketë dashnorë, shoqet a shokët që nuk kanë apo nuk janë pjesë e asaj sjellje devijante i bullizojnë, iu thonë jeni të paaftë, jeni zhulsa e zhulse etj.,
Mirëpo edhe pse kam berë artikuj duke ngritur zërin për këto fenomene të ushqyera nga e gjithë shoqëria shqiptare, që nga parlamemti, rrjetet sociale, pseudo artistët, shkolla, universiteti, policia, administrata, pra nga gjithë shoqëria shqiptare, shoqëria ka heshtur në tërësinë e saj. Mjerisht për këtë dukuri rrënimtare të shoqërisë shqiptare kanë heshtur edhe intelektualet dhe kleri në vend. Kësisoj, si pasoj e heshtjes së gjatë tashmë u shfaqen dhunshëm pasojat e modelit të mbrujtur e të ngritur në pjedestal nga shoqëria hipokrite dhe e pa sinqertë shqiptare.
Mjafton të dëgjoni se si shajnë njëri-tjetrin 13-14 vjeçarët, minorenët dhe adoleshentët e të dy gjinive dhe do të tmerroheni. Sharje të tilla me një imagjinatë të shfrenuar pornografike si p.sh ta q… motrën në stil 69 etj., nuk ua dëgjon as kriminelëve me të rëndomtë nëpër burgjet e Shqipërisë. Mirëpo kush i ushqen këto modele sjellje? Sigurisht që rrjetet sociale dhe disa vipasa dhe vipese që dalin nëpër Tike Tok, videoklipe, instagram, TV e gjetkë, duke sharë me libër shpie njëri-tjetrin, duke iu rënë bytheve me shpulla fiks si në një lokal striptizmi.
Kësisoj pyetja që shtrohet është a mjafton ndalimi i Tik Tok dhe Snapchat për t’i dhënë fund fenomenit? Pergjigja është jo, e di kushdo që di shkrim e këndim kaq e gjë. Megjithatë është një hap që duhet të ndërmerret.
Sëpari ne duhet të ndalojmë këto sojë këngesh dhe emisionesh televizive, që ushqejnë krimin me modelet e gangsterit dhe gangsteres, horit dhe lavires. Sëdyti disa lloje emisionesh nëpër TV, që proklamojnë modele negative vajzash, eskortash dhe djemsh materialist, të dhënë pas luksit të shfrenuar dhe kriminelë. Sëtreti gjykoj se duhet të verpojmë si Austraila, megjithëse unë do shkoja më tej, duhet tua ndalojmë fare telefonin fëmijëve dhe të rinjëve deri në moshën minimalisht 14-15 vjeç. Nuk e kuptoj se çafrë i duhet një fëmije një telefon, i cili i jep mundësine të hy në gjithafrë përmbajtjeshe deri te ato pornografike, aq sa Mia Kalifa, nihent më shumë se Napoleon Bonapaparti apo Zhyl Vernë nga të miturit dhe rinia shqiptare?!
Sëkatërti dhe mbi të gjitha ne duhet të brumosim, krijojmë menjëherë modelin e njeriut normal të natyrshem, të përvujtë, pozitivë dhe vullnetmirë. Pikërisht kjo është parakusht për të shpëtuar nga ky ferrë shoqërorë që kemi krijuar, çuditërisht, bashkërisht.
Sëpesti shoqëria shqiptare, administrata, palamenti, shkolla, universiteti, rrjetet sociale, mediat sidomos, duhet të ushqejnë modelet positive – heroin: vajza dhe djem që kanë vlera dhe virtyte njerëzore, artistë të vërtetë etj., etj., të kësaj natyre.
Gjykoj se në mënyrë urgjente duhet të krijojmë modelin e herojt, pra modelin e njeriut me vlera vitryte, bujari, humanizëm, thjeshtësi, natyrshmëri, përvujtëri. Ne duhet të kthehemi tek e mira dhe vlerat e saj, e të braktisim një orë e më parë rrugën e satanit: mendjemadhësinë, luksin, materializmin, dhunën, pabesinë, korrupsionin, pangopësinë, makutërinë, hajdutërinë, prostitucionin, çthurjen, gangsterin, të fortin, halabakun, diktatorin dhe dhunën. Me pak fjalë duhet të kthehemi tek virtytet, përvujtëria, humanizmi, në thelb tek natyrshmëria – te natyra dhe jeta e natyrshme dhe në marrëdhënie të natyrshme. Në thelb duhet të kthehemi tek traditat tona që i kemi pasë, para se ato të zhduken përgjithmonë dhe të përfundojmë si një popull pa fizionomi, pa tradita, pa karakter dhe pa kulturë e trashigimi.
Sot më shumë se kurrë ne shqiptarët bëjmë një jetë të pa vërtetë, të pa sinqertë dhe hipokrite. Ne jemi shëndërruar në imitues të modeleve më të këqija gjoja perendimore, pa kurrfarë natyrshmërie me jetën, veten dhe të tjerët. Kësioj ne duhet të jemi vetëvetja dhe të kthehemi te vetëvetja, dhe të mos jemi majmunë të dobët të imitimit të devijancave perëndimore. Në perëndim njerëzit jetojnë më thjeshtësi, përvujtëri dhe natyrshmëri, djemtë dhe vajzat shijojnë njëri-tjetrin apo duan njëri-tjetrin për shkak të pëlqimit e jo të makinave të luksit, drogës dhe fuqisë së parasë dhe pushtetit – interesit. Ata bëjnë seks sepse duan jo sepse paguhen apo përfitojnë ndonjë harbim luksi a të mirë materiale. Dhe shumë mirë bëjnë, përveçse kur e teprojnë, spse ata janë të natyrshëm në veprimet e tyre, ndërsa ne jemi të sforëcuar dhe hipokritë në veprimet tona imitonjëse, majmuneske.
Në kushtet kur ne si shoqëri kemi frymzuar, ushqyer, mbrujtur dhe ndërtuar, modelin e të keqes kudo, pyetja që lind vetvetiu është, atëherë çfarë prisni nga minorenët dhe adoleshentët, por edhe nga më të rriturit, po pse jo nga secili prej nesh?!. Asgjë, përveç asaj me të cilën jemi mbrujtur të gjithë si produkt i këtij ambienti.
Sëgjashti ne duhet të krijojmë mundësi ekonomike të zhvillimit të një jete normale për të rinjët dhe gjithë shoqërinë, sepse siç me të drejtë thotë populli “fukaraj është strajca e djallit”.
Sëshati duhet të luftohet pabarazia sociale. Njeriu për nga natyra është qenje imitonjëse. Kësisoj të rinjtë aq më tepër imitojnë disa prototipa dhe prototipe që jetojnë jetë luksi dhe e shpërfaqin në TV dhe rrjete sociale, paçka se të rinjtë e gjorë nuk e dinë se ato që bëjnë atë jetë luksi punojnë eskorta seksi në Dubai dhe prostituta në perëndim. Luksi i tyre ka çmim tepër të madh: vetë jetën. Për shumë prej tyre do të vij momenti që do të duhet që shoqëria të ketë mëshirë sikurse babai për djalin e penduar në historinë biblike. Në të tilla rethana të gjithë janë turrur kush e kush se si të pasurohet pa pyetur fare për pasojat, duke përdorur në mënyrën më të rëndë formulen makiaveliste: qëllimi justifikon mjetin.
Sëteti ne duhet të rrisim prindërimin dhe mbeshtetjen për mësuesin i cili është shëndërruar në një person pa autoritet në klasë, në një lolo.
Sënënti duhet të kriminalizohet me ligjë bullizimi, si dhe të hapen shkolla riedukimi. Ata minoren apo adoleshentë që e përsërisin bullizimin, apo veprime të natyrës kriminale le të dënohen me burg riedukimi, sepse as ashpërsimi i kodit penal apo burgimit në thelb nuk e zgjidh problemin dhe fenomenin. Fenomenin e parandalon gjetja, luftimi dhe eleminimi i shkaqeve dhe rrethanave që e prodhojnë vrasjen dhe krimin në tërësi.
Sëdhjeti duhet të krijohen mekanizma për socializimin e të rinjëve dhe të të gjithë shoqërisë shqiptare, sepse atë po e vretë vetmija por edhe mos përmbushja jetësore dhe seksuale.
Ndërkohë, dhe mbi të gjitha duhet të rreformohet thellësisht arsimi, pse jo të përdoret metodika dhe praktika që ndjek shoqëria japoneze, e cila nuk fokusohet tek notat, por tek edukimi dhe rezultatet konkrete – dija. Fëmija dhe të rinjtë duhe të mbruhen dhe edukohen me traditat më të mira që këmi, siç janë atdhedashuria, besnikëria, përvujtëria, humanizmi, mbështetia dhe ofrimi i ndihmës ndaj tjetrit, mikëpritja etj., etj. Kthimi tek velrat, virtytet dhe traditat tona të virtytshme është i domosdoshëm dhe jetik për shoqrinë tonë dhe çdo shoqëri tjetër. Pra arsim duhet ta kthej fëmijën, të riun dhe çdo shqiptarë tek heroi, modeli pozitiv dhe ta largojë nga anti heroj.
Ndërkaq, duhet të ngrihet nga Policia e Shtetit një task forcë që siguron perimetrin e shkollave me fokus luftën kundër shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe rendin dhe sigurinë publike.
Meqenëse shteti dhe shoqëria shqiptare ka rënë dy fjale i kam dhe për këto bandit dhe kriminel që shesin dhe shpëndajnë drogëra nëpër shkolla dhe gjimnaze, turp të ju vijë, edhe brenda botës së krimit ka norma dhe etikë. Mafia italiane për vite të tëra nuk është marrë me shitjen e trafikimin e drogës, mirëpo edhe kur hynë në atë biznes, ata vrisnin këdo që guxontë tua shiste atë fëmijëve. Me pakë fjalë ju që iu shisni drogë 12 vjeçarëve, të miturve dhe adoleshentëve jeni hora, legena, batakqijnë pa kurrfarë norme etike dhe morale. Si do të ndjeheshit ju maskarenj po tua sheste diksuh tjetër fëmijëve tuaj? Na bëni si mafiozë, gsngëster, trima e bandit, mirëpo ju nuk keni kurrfarë sjellje të uomo de honore – burrit të nderit dhe të trimit të vërtetë. Në këtë kontekst i sugjeroj Ministirsë së Brendshme të kërkojë ashpërsimin e kodit penal dhe dyfishimin e burgimit për këdo që iu shet drogë të rinjëve nën moshën 18 vjeç, sidomos minorenëve. Madje të kërkohet deri në dënim të përjetshëm për këdo që ua shetë atë fëmijëve nën 14 vjeç.
Megjithatë për sa kohë të jetë ky sistem dhe kjo kastë politike 34 vjeçare skllave dhe pengje të sistemit dhe argatë të të huajve dhe fuqive anti shqiptare, nuk besoj që të ndërmerren veprime domethënëse dhe konkrete. Mjerisht degradimi dhe rrënimi i shoqërisë shqiptare ka qenë i qëllimshëm dhe i orkestruar nga armiqtë tanë shekullorë. Pikërisht kjo është e verteta e madhe që fshihet, megjithëse është e dukshme si drita e diellit.
Ne shqiptarët duhet të bindemi se, siç na mëson dhe historia, që nga lashtësia deri më sot, se nga e keqja do të humbasim të gjithë. Në ktë hulli mendimi fakt është se, në Shqipëri të gjithë po humbim, sepse dhe fëmijët e politikanëve, biznesmenëve, të fortëve dhe gangësterave që gjoja ishin më të mbrojtur në të vërtetë janë edhe më keq se fëmijët e familjeve të varfëra, ata pinë drogë dhe bëjnë një jetë luksi të degraduar sa që vështirë të jenë njerëz normal dhe familjarë normal për sa të kenë jetë. Pra e keqja e ka kapluar të gjithë shoqrinë shqiptare, dhe mjerisht e keqja ka lind dhe është shpërndarë nga këto pseudo elita që kemi. Pikërisht ata kanë infektuar dhe sëmurur me luksin, bixhozin, drogën, çthurjen, korrupsionin, vrasjet, vrasjet me pagesë, krimin dhe degradimin e tyre, të gjithë shoqërinë shqiptare. Me të drejtë Platoni te Republika shprehet se, nga degradimi i elitës drejtuese, shoqëria do të mbërri në atë pikë kritike, ku degradimi do të jetë aq i madh sa që e gjithë shoqëria do të degradojë. Me pakë fjalë në të keqen e krijuar do të zhyten dhe mbyten me dhe pavetëdije të gjithë.
Nga ana tjetër duhet të shtrohet pyetja se çafrë mundësie i ofron shoqeria shqiptare një të riu për t’u argëtuar, socializuar dhe jetuar si një njeri noraml? Asnjë. Ne duhet të krijojmë më shumë hapësira publike, parqe lodrash dhe vende socializimi për fëmijët, të rinjtë dhe jo vetëm. Përkundrazi një të ri në Shqiperi të gjithë faktorët, modelet që kemi mbrujtur, kushtet dhe rrethanat në të cilat jeton e shtyjnë drejtë botës së pasurimit në mënyrë të pandershme, krimit, materializmit të shfrenuar, bandave, drogës, prostitucionit etj., për të mbijetuar, për t’u pasuruar dhe për të qenë të vlerësuar në shoqëri, për të pasur një status shoqërorë. Kjo sepse modeli që kemi krijuar është modeli i hajdutit, kriminelit, gangsterit dhe kuçkës materialiste që pallohet në Dubai dhe gjetkë e na del e virgjër sapo hy në Shqipëri. Pra për të pasur një status dhe vend në shoqëri ata janë të “detyruar” t’i drejtohen botës së krimit, pandershmerisë, korrupsionit, servilizmit dhe shpërfytyrimit të vlerave dhe virtyteve njerëzore. Mjerisht, kjo sepse ne kemi krijuar modelin e vajzës materialiste që shkon në Maldive, Bora Bora, Duabi e gjetkë, dhe një djalë të thjeshtë e normal jo vetëm qe nuk e qasë por përkundrazi e fyen me cinizëm, e turpëron dhe nepërkëmbë. Po kështu ne kemi mbrujtur dhe krijuar modelin e djalit gangster e drogagji, me makina luksi dhe shpenzime të shfrenuara sheikësh. Mirëpo ne jemi të varfër o të mjerë. Zbrisni në realitet, sepse ne nuk jemi sheikë që zotërojnë dhjetra puse nafte. Sidoqoftë, në mnëyrë të çuditshme dhe absurd ky është tashëm modeli normal që ne mëtojmë dhe vendosim në piedestal në të gjitha hallkat e shoqërisë sonë. Model i cili mjerisht pranohet e pëlqehet nga të rinjtë, ndërsa modeli i djalit noraml nuk qaset as nuk pranohet.
Dihet se ne jemi kafshë sociale dhe e kemi jetike që ne të pranohemi e të pëlqehemi sidomos nga seksi i kundërt. E ky është një problem social i cili nxitë krim dhe dhunë, çifte dhe familje që ndahen çdo ditë nëpër gjykata, prindër të paaftë për të prindëruar. Shoqria jonë është në krizë, tashmë janë dhe minorenët dhe e gjithë struktura shoqërore. Mjerisht ne duhet të flasim për djem të cilët nuk mund të kenë të dashur nëse nuk kanë një makinë luksi, djem që nuk mund të kenë nuse dhe familje nëse nuk zoterojnë pasuri dhe luks. Mirëpo kjo po krijon një tragjedi shoqërore, rënie të lindjeve dhe vdekjen e burimeve njerëzore. Ndërkaq, ky vend e vretë vajzën e mirë, e shtypë e bullizon, e përçudnon, e lë pa punë dhe pa te ardhme, sepse ajo nuk i jepet padronit të parë, gangsterit, bosit, drejtuesit dhe maskarajt që ka në dorë të ardhmen e saj. Këtu nuk flitet fare se sa femra janë përdhunuar apo kanë humbur vendin e punës kur nuk janë dhënë te shefat, bosat, gangsterët dhe drejtorët, ministrat, biznesmenët apo pronarët e mediave. Feministët nuk flasin fare për këtë tragjedi të femrës shqiptare. Madje ata nuk flasin fare kur femra trajtohet si objekt seksual në të gjitha televzionet shqiptare dhe rrjetet sociale. Në televizionet tona nuk shikon femra të thjeshta dhe normale por shohim bukuroshe, modele dhe vipe që e pëlqejnë përdorimin e tyre si objekt seksual. Të jeni të bindur se nëpërkëmbja, tallja, bullizimi dhe vetmija, shmangia nga shoqëria dhe rrethi shoqërorë çojnë në dhunë, krime dhe vrasje. Kësisoj Shqipëria ngjanë me një ferrë dhe çmendinë ku të gjithë janë kundër të gjithëve.
Në të tilla rrethana njeriu pozitiv, i varfër apo normal është vrarë nga shoqeria shqiptare në çdo nivel të saj. Askund rreth e për qark nesh nuk vritet në kaq mënyrë mizore njeriu i ndershëm, i virtytshëm, normal, i natyrshëm dhe i varfër sa te ne. Aq sa jeta për ta në këtë vend është e mjerë dhe e padurueshme. Fëmija që nuk ka Iphone e gjëra luksi paragjykohet dhe bullizohet nga të tjerët, e si pasoj shpeshëherë prindrit janë detyruar t’i largojnë nga ajo shkollë pasanikësh e të fortish, sepse këta të fundit bëjnë ligjin në shkollë, në rrugë, në administratë dhe në të gjitha hallkat e shtetit dhe vendit tonë. Madje sot ne duhet të flasim për djem të virgjer se vajza thuajse nuk ka më. Tragjedia kryesore e këtij vedni është vrasja e të mirës dhe njeriut të mirë, të natyrshëm dhe në marrëdhënie normale me jetën. Dukuri që tashmë është problem global për hirë të së vërtetës.
Problem më madhorë që ka sot shoqëria jonë është se ajo është në një udhëkryq dhe gjendet në një krizë të thellë morale, ekonomike, politike, kulturore, artistike dhe shoqërore. Kësisoj sa më parë që ta kuptojmë, të vetëdijësohemi dhe pranojmë këtë fakt aq më shpejt mund të gjejmë rrugëdalje dhe mundësi të reja shpëtimi.
Shoqëria jonë duke ushqyer për 34 vite modelin e të fortit, hajdutit, kriminelit, maskarajt, kurvarit, kurvës dhe lavires ka vrarë në mënyrën më të tmerrshme të mundshme njeriun dhe mardheniet e të harmonishmes dhe natyrshmes me jetën dhe ekzistencën e tij.
Fatkeqësisht shoqëria jonë ka përqafuar të keqen ndër vite, aq sa ngjanë me një ferrë dantesk, me shoqerinë e të keqes të rënë në kthetrat e ligësisë dhe të keqes, madje vetë djallit.
Shqipëria fund e krye mjerisht është shoqëri dhe vend nën pushtetin e djallit. Kesisoj, ne shqiptarët nëse duam të shpëtojnë nga e keqja që na ka kapluar si mos më keq, kishat dhe xhamita, nënat shqiptare dhe kushdo njeri vullnetmira duhet t’i lutet Zotit sikurse Moisiu, që ky vend të shpetoj nga kthetrat e djallit dhe shërbetorëve të tij, që kanë rrenuar për shekuj me radhë këtë vend dhe jetën e çdo shqiptari vullnetmirë. Nuk janë rastësore, madje kanë ekzistuar si legjendë edhe në popull nëpërmjet folklorit, fjalët e Fishtës së madh: “se qyshë se u matme me dredhë të djallit asnji punë s’na shkonë për s’mbarit”
Nuk dua as të mburrem as të lavdrohem por jam një ndër zërat e vetëm që kam shkruar artikuj, folë kudo që ka mundur, që nga protesta e studentëve, madje që në vitin 2012, për këtë situatë rrënimatre të vendit tonë, mirëpo ju media, gazetarë dhe prostitut politike nuk na dëgjuat kurrë, madje me çdo kusht u perpoqët që të na mbyllni gojën. Sigurisht në shërbim të sistemit dhe kastës rrënimatre politike shekullore shqiptare, e cila është në shërbim të së keqes.
Në këto rrethane sot dhe ju jeni vrasës dhe bashkëfajtorë në vrasjen e fëmijëve dhe të rinjëve, sepse, ndoshta sikur të na kishit dëgjuar sadopak dhe të na kishit dhënë fare pak hapsirë në pseudo emisionet tuaja, ndoshta ngjarje të tilla edhe mund të ishin parandaluar, nëpërmjet ndërgjegjësimit të prindërve, mësuesve, intelektualëve, politikanëve, institucioneve dhe të gjithë shoqërisë shqiptare. Mirëpo e vëreteta është se ju me të gjitha mjetet na mbyllët gojën, siç ja keni mbyllë çdo shqiptari që ka një mendim ndryshe dhe që e do të mirën pavarsisht të metave dhe ligësive që ka secili prej nesh. Prandaj sot vajtimet tuaja hipokrite mediatike prej shtrigash dhe bushtrash më ngjallin neverinë.
Kësisoj, vrasja e Martinit dhe minorenëve të tjerë apo të të rinjëve në përgjithësi, sot nuk janë asgjë tjetër përpos kronika e një vdekje të paralajmruar, sepse ne si shoqëri i kemi dhënë hov dhe mbështetje të keqes, të ligjve, horvave dhe lavireve, hajdutëve dhe hajduteve, bandave dhe kriminelve – atimodelit/antiherojtë.
Nuk rri dot këtu pa i thënë dhe dy fjalë për ngjarjen, sepse deri më tani u mora me fenomenin, shkaqet, arsyet dhe rrethanat që na kanë sjellë në këtë situatë sa tragjike aq edhe absurde. Kësisoj dua të shtroj disa pyetje që duan përgjigje: Si ka mundësi që një përsoanzh që i ka bërë foto vrasësit akoma nuk është arrestuar? Si ka mundësi që vrasësi kurohet në një spital privat? Si ka mundësi që ai, aq më keq familja e tij nuk kanë kërkuar falje? A mos vallë dikush po përpiqet të fshehë provat, shkaqet dhe ngjarjen? Mos vallë dikush po përpiqet të shpëtojë nga fajësia? Si ka mujndësi që meqenëse dështuan të gjitha hallkat shtetërore, ato punonjës të dyqaneve atypari dhe kalimtarë u trembën nga dy 14 vjeçarë dhe nuk ndërhynë të ndalonin përplasjen që pati rezultate tragjike? Mos vallë jemi bërë popull i ftohët, i pandjeshëm dhe i pashpirtë sikurse klasa jonë politike? Unë po të kisha qenë aty, në atë moment, sinqerisht do ndihesha gjysëm-vrasës nëse nuk do të kisha vepruar. Turp të keni dhe ju që keni aty rrotull biznese tuaja dhe keni lejuar që të ndodhë një tragjedi e tillë.
Ndërkaq më bëri përshtypje dhe deklarata disi e nxituar e prindërve të të ndjerit që ata nuk donin hakmarrje, mos vallë ata ndjehen të kërcënuar? Nëse po kush po i kërcënon? Nga ana tjetër mos vallë ka dhe faktorë të huaj anti shqiptarë, që për lojra pushteti janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë dhe kësisoj përpiqen të destabilizojnë vendin tone nëpërmjet ngjarjeve të tilla tragjike? Gjithashtu, kush e ka çuar në një spital privat vrasësin, dhe përse shteti e ka lejuar, duke mundësuar fshehjen e provave apo duke ndryshuar deklaratat dhe përgatitur atë të mbrohet? Policia e Shetit dhe Ministria e Brëndshme duhet t’u japë sa më parë përgjigje këtyre pyetjeve që i shtorn opinion publik shqiptarë. Gjithashtu, heshtja e familjarëve të vrasësit për mua do të thotë minimalisht bashkëfajësi.
Me gjasa vrasësi është rritur në një familje të dhunshme, në një familje të fortish, mbase në një nga ato familjet e bandave shqiptare që janë të gatshëm të vrasin këdo që iu del përpara dhe për arsyen më të vogël se përse më shikove. Pra me pak fjalë vrasësi është produkt i rrethanave dhe ambientit shqiptarë, mbase dhe i rritur në ambiente me natyrë kriminale dhe satanike. Gjë që e dëshmon edhe vrasja gjakftohtë e tij. Ai nuk e ka goditur njëherë në gjakënxehtësi e sipër, por përkundrazi e ka goditur disa herë, mdaje dhe në një pikë kyçe gjokës, sigurisht me qëllim që ta vriste. Një vrasës gjakftohët në moshën 14 vjeçare të krijon idenë e filmave horror të vrasësve serial nëpër filma.
Në ktë kontekst dhe situatë të krijuar shoqria shqiptare mjerisht të krijon imazhin e ferrit dantesk, ku ferrtarët hanë e shqyejnë kokat e njëri-tjetrit..