Gjithçka ndodhi teksa kryeministri i Kosovës Albin Kurti mbante fjalën e tij në foltore. Fillimisht u sulmua me ujë, e më pas palët u përfshinë nga përplasja fizike. Mediat në Kosovë thonë se dhuna nisi nga deputetët e PDK.
Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pastaj u sulmua fizikisht edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.